Besa Shahini, Gent Cakaj dhe Erion Braçe

Kronikë
Top 24

Ish-deputeti i PS: Sulmet për fizikun e Braçes dhe vendlindjen e Cakajt, nga fashistoidë dhe shqiptarofobë

30 Dhjetor 2018, 08:52| Përditesimi: 30 Dhjetor 2018, 09:58

  • Share

Ndryshimet e fundit në Qeveri, ku u larguan plot shtatë ministra, janë komentuar gjerësisht në media dhe rrjetet sociale. Nuk kanë munguar komentet pikante dhe ironike kryesisht në rrjetet sociale për zv/kryeministrin e ri Erion Braçe por edhe për ministrin e Jashtëm, Gent Cakaj. Këto sulme i ka dënuar ish-deputeti socialist, aktualisht drejtori i AKEP-it, Ilir Zela, i cili iu ka kthyer përgjigje të gjithë atyre personave që merren me anën fizike të ministrave sidomos të zv/kryeministrit të propozuar, apo dhe me vendlindjen e tyre. Në një ragim të fortë Ilir Zela, që ka qenë njëri ndër kryetarët e parë të FRESSH dhe njëherësh ka pasur detyra të rëndësishme në PS e qeveri, i cilëson akuzuesit fashistoidë.

Ç’jane keta fashistoide te cilet merren me fizikun e Erjon Braçes dhe jo me idete e tij? Ç’jane keta shqiptarofobe te cilet merren me krahinen matane Drinit te shtetasit shqiptar Gent Cakaj dhe jo me performancen e tij ne Ministrine e Jashtme? Henri Kisinger lindi ne Bavari por drejtoi diplomacine e SHBA me shune sukses! Po Gent Cakaj ç’faj ka qe nuk ka lindur ne fshatin e atyre qe i etiketojne vendlindjen?! Hapeni mendjen o njerez te ngushte! Ne share Urimi me i perzemert per Erjon Braçen! Bashkohem dhe une me urimin e Dianes!”, reagon Zela.

Postimi i Zelës në rrjetet sociale

Në postimin e tij ai shton edhe urimin e Diana Gellçit për zv/kryeministrin e ri: “E kam njohur Erion Bracen kur ishte djalosh i ri fare dhe prej 30 vitesh vazhdoj ta admiroj per vitalitetin, ndershmerine dhe seriozitetin qe tregon si qytetar dhe politikan. Si e cale, qysh heret kam kuptuar se kur dikush merret me kembet, hunden, apo veshet, nuk ka gjetur tjeter per te te share. Miq te nderuar, lereni metrin e unit; gezohuni qe tani do te keni edhe nje dere tjeter te celur! Urime i madhi Erion Brace!"

Komento

Komente

  • Konjak: 01/02/2019 20:22

    Mundet, qe disa mga ministrat e z ministrat,ndokush ti kete anatemuar nga aftesite fizike apo nga vendlindia;sigurisht qe jane gabim.Por gjendia e keqe e shtetit dhe e popullit ,eshte e duksheme.Nga na lind e drejta te themi :Qeverisia e shtetit ,ka fytyren e politikaneve qe e drejtojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?