Teatri Kombëtar

Politikë

Ish-deputeti i PS thirrje Ramës: Në djall kullat! T’i gjej unë lekët për Teatrin...

28 Korrik 2018, 18:28| Përditesimi: 28 Korrik 2018, 18:38

  • Share

"Teatri" vijon të jetë tema e ditës e debatit të politikës. Kthimi i ligjit që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar nga Presidenti i Republikës mbajti gjallë polemikat mes opozitës, maxhorancës dhe aktorëve e artistëve të ndarë tashmë në dy grupe. Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, i shkëputur prej vitesh nga politika aktive ka bërë një koment në Facebook.

Ai shkruan se vendimi i Metës mund të shihet si një moment reflektimi nga qeveria, ndërsa Ramës i ofrohet për ta ndihmuar për të gjetur paratë për Teatrin e Ri, pa qenë nevoja për Partneritet Publik Privat (PPP).

Postimi i ish-deputetit Andis Harasani në Facebook:

Ka ardhur momenti që politika të ngrihet mbi inatin.

Shumë mirë bëri Presidenti që ktheu ligjin.

Dhe favorin më të madh ja bëri jo Teatrit, por pozitës. E shpëtoi nga situata e vështirë ku futën veten.

Është momenti që KM të ngrihet aty ku i takon.

Në djall vafshin ato kulla. Premto z. KM një teatër modern me fondet e buxhetit. Qoftë ai dhe 30 milionë. S’ka bankë që nuk do e financonte me një kredi 20-vjeçare.

Janë 1.5 mln në vit. Asgjë për buxhetin! Nëse nuk gjen në Shqipëri ta gjej unë bankën jashtë Shqipërie. Dhe ambientin rreth e rrotull ktheje të gjithin në lulishte! Do të falënderojnë të gjithë!

Komento

Komente

  • Plasjat: 28/07/2018 21:58

    PO RAMA eshte mbarsur tashme .AI PRET te PJELLE .Dhe Jane 8 kalamaj.ATA DUAN SISE PER TE PIRE .QUMESHTIN PER TE SHITUR QE TE FITOHEN ZGJEDHJET LOKALE KETA KULKARE DO TA SIGUROJNE .PASTAJ KU DO TI INVESTOJNE PARATE DROGAXHINJTE E TAHIRIT BALKES SOTES KURUMIT E MERHUMIT .NE TURQI ?? JO !! NE TIRANE !! DHE ZGJEDHJET E TJERA MODA E PANTALLONAVE DO JETE CITJANE .FLOKET DO MBLIDHEN ME PESHQIR DHE IMAMERIA DO 100 FISHOHET ..LUM SI NE . .

    Përgjigju
  • Admin: 28/07/2018 18:57

    Pse si cove ne djall leket qe bere ke KESHi ti, jo ato qe fitove ne burse

    Përgjigju
    • Njazi Kolaj: 29/07/2018 17:36

      Vodhe sa nuk i mbaje dot te KESH-i dhe tani nuk di ku ti çosh.Ato para tè bèn me nuse se koka jote si kokè lope askush nuk tè pranonte more hajdut ordiner.Shpètove se i ndave parat me Fatos Nanon dhe Ai tè porositi largohu tè tha sa nuk èshtè vonè.Por njè dit do i vllni se janè gjaku i popullit.Prokuroria duhe tè nxjerr urdhèr arresti pèr hajdutèrin qè ke bèrè nè KESH o Andis Harasani!

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?