Ish-deputetja e LSI shpjegon koalicionin PD-LSI me një histori popullore: Dy komshinj nuk flisnin me njëri-tjetrin...

2 Korrik 2020, 18:18| Përditesimi: 24 Janar 2021, 20:43

  • Share

Lëvizja Socialiste për Integrim është në koalicion opozitar me Partinë Demokratike që prej vitit 2017, kur PS fitoi e vetme zgjedhjet parlamentare. Me uljet dhe ngritjet e veta, për opozitën e bashkuar ky koalicion ka funksionuar. Bashkë pritet të dalin edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka në një intervistë për Report TV me gazetarin sqaron si funksionon ky kalicion. Caka mori shembullin e dy komshinjve, të cilët nuk flisnin me njëri-tjetrin, por kur një i huaj cënoi njërin nga komshinjtë, ata u bënë bashkë.

Sipas saj ka edhe parti që nuk e duan njëra-tjetrën, por që janë të detyruara të bashkëpunojnë për të rrëzuar qeverinë.

"Unë mendoj që aty ka forca politike që mund të mos e duan njëra-tjetrën por e shohim si të keqe të domosdoshme. Në sensin që më duhet se ka një të keqe më të madhe, të cilën duhet ta mposhtim. Unë mund t'ju them një gjë: Dy komshi nuk flisnin me njëri tjetrin për shumë vite dhe kur një i huaj erdhi dhe cënoi fizikisht njërin prej komshinjve tjetri iu hodh në mbrojte sepse ishte një i huaj dhe ishte e keqja më e madhe sesa ai që kishte në krah. Unë nuk mendoj se as po mbron Basha Kryemadhin dhe as Kryemadhi Bashën. Në përfaqësojmë grupime të tëra shqiptarësh që janë bërë bashkë. Nuk besoj se ju keni parë në protesta tona njerëz që kanë goditur njëri tjetrin pse njëri është me PDIU, LSI apo me parti të tjera të frontit opozitar. Ky është një front kaq i gjerë opozitar saqë Rama mund ti vërë çfarë të dojë, por ka përpëlitjet e fundit përballë këtij fronti", u shpreh Silva Caka.

I pyetur nga gazetari Jacaj nëse do të ketë ndarje mes PD dhe LSI nëse Rama largohet nga qeveria, ish-deputetja u përgjigj: "Jo nuk besoj, për aq kohë sa u pajtuan njëherë nuk ka pse".

Ora 18:25
Rënia e kushtit "Gjiknuri", ish-deputetja e LSI: U përpoqëm, por nuk e përcaktojmë ne përfaqësuesin e PS

Opozita u ul në tryezë me mazhorancën për reformën zgjedhore, edhe pse bashkëkryetar ishte Damian Gjiknuri, për të cilën opozita thotë se duhet të ishte para drejtësisë për shkak dosjes '184'.

"Për mua është e  trishtueshme që mazhoranca nuk heq dorë dhe nuk e çon para drejtësisë Damian Gjiknurin, përgjegjësia është e tyre. Ne kemi pranuar të ulemi me PS, se kë vë PS është përgjegjësi e tyre. Në momentin që ata do të shkojnë të japin llogari në Parlamentin Europian lidhur me plotësimin e  15 kushtet le të shohim nëse kushtin për ndëshkueshmërinë e figurave që janë përfshirë në përgjime për vjedhje votash, a kanë përmbushur këtë kriter apo jo. Ne kemi detyrimin ta çojmë përpara reformën, se kë sjell PS është punë e saj. Përgjegjësia nuk është e opozitës, dhe as humbja. Humbja më e madhe është e mazhorancës", tha Caka për gazetarin.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 02/07/2020 20:56

    Persa kohe do jeni me kualicion me PD as njehere nuk vini ne pushtet kete ta keni te qarte si drita e diellit edhe Une si antar I LSI qe prej fillimeve te saj nuk mund te pranoj qe bindjet I mija te majta ti bashkoj me bindje te djathta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?