Politikë

Shkarkimi i Metës, ish-deputetja e LSI-së, Mehmetaj: Kushtetuesja do të vendosë balancat dhe të jap një vendim të drejtë! Kandiduam me figura të reja, duhet të kishim pasur qasje tjetër

6 Korrik 2021, 19:15| Përditesimi: 6 Korrik 2021, 20:01

  • Share

'Presidenti Ilir Meta ishte pengesa e fundit e Ramës që të realizonte planet e tij në kurriz të shqiptarë'. Kështu thotë për Report Tv ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj, e cila shkarkimin nga Kuvendi të presidenti për shkelje të rënda ligjore e cilëson qesharak. Mehmetaj thotë me tej se edhe vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese kanë rrëzuar të gjitha qeverinë. Ish-deputetja e LSI mendon se Gjykata Kushtetuese do të ruajë integritetin e saj sa i përket vendimin për presidentin, duke shtuar se këtu do të vendosë balancat

‘Ka mbajtur shumë herë qëndrime për shkarkimin e presidentit. Për ne ishte e kotë të rifilsnim për atë maskaradë që u zhvillua në parlament që ishte një zgjatimi gjithë sjelljes që pati Edi Rama para zgjedhjeve të 25 prillit. Meta me ç’duket me detyrën e  tij si president dukej si pengesa e fundit që kishte Edi Rama të realizonte ato plane që kishte Rama në kurriz të shqiptarëve. Po të shohësh vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë rrëzuar qeverinë. Ajo ishte një beteje e Ramës personale me Metën dhe presidentin. Disa persona anonime votuan në parlament pasi sovrani ka folur dhe të marrin një vendim për një gjë kaq të rëndësishme, besoj ishte e pakuptimtë. Gjykoj se si për vendime e tjera Gjykata Kushtetuese do të ruaj integritetin e saj, dhe të themi se këtu do të vendosë balancat. Janë aq qesharakë me shkarkimin. Kushetuesja besoj do të japë një vendim të drejtë. Besoj nuk do të ketë ndryshim në rastin e Gjykatës Kushtetuese për këtë luftë të Ramës me Metën.’- tha ish-deputetja e LSI.

E pyetur në lidhje me garën e LSI-së në zgjedhjet 25 prillit, Mehmetaj tha se LSI kandidoi me figura të reja, me idenë se ka ardhur koha dhe momenti që Shqipëria të ndërtonte një klasë te re politike, por Shqipëria nuk ishte gati. Sipas saj, beteja tjetër do të jetë një betejë e menduar më mirë nga ana organizative, por edhe nga ana për t’u përballur me pushtetin në aksionet e ardhshme.

‘LSI në këto zgjedhje kandidojë me figura të reja, me idenë se ka ardhur koha dhe momenti që Shqipëria të ndërtonte një klasë të re politike, por siç duket Shqipëria nuk ishte gati dhe ne duhet të kishim zgjedhur në qasje tjetër, beteja tjetër do të jetë një betejë e menduar më mire edhe nga ana organizative por edhe nga ana për t’u përballur me pushtetin në aksionet e ardhshme.’- tha Mehmetaj.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • raul: 07/07/2021 14:41

    Ama kanal tv report ka zgjedhur te intervistoje kete sharebajgen e haremit te Jales, sygjarperin , ish deputeteten me te paafte te parlamentit, dhe femren me te urryer te Fierit. E bija e mashtruesit ordiner te qytetareve te Fierit me apartamente te shitura 3 here dhe me njerez qe sillen rrotull neper gjyqe per mashtrimet me apartamentet nga ky mashtrues. Me ne fund kjo trularaske me cip ne tru te vendosur nga Nafije fallxhorja e leshelise iku per skrap duke lehtesuar ekranin nga femra me e urryer e planetit , dhembcakallja Kejdi tani te mbyllet ne manastirin e Jales bashke me gjatoshen 2metroshe kajda gjoshe dhe shoren Elona Guri ose drandja e mirdites dhe surratalienen Floida kerpacja.

    Përgjigju
  • Kasap Rexhep Leka [ kepi ]: 06/07/2021 22:01

    O REPORT Tv akoma mereni ju me karta të djegura si Keti Mehmetaj e bija hajdutit që shiste nga 4 her një hyrje. Me që kam respekt për ju o REPORT Tv prandaj dhe po jua sugjeroi ktë gjë. Falemnderit për mirkuptimin. E ju lutem komentoni komentin mos e fshini.

    Përgjigju
  • tosi: 06/07/2021 21:25

    Ik moj shemtaraqja me e madhe e planetit, ti moj trularaske qe hyre ne kuvend 18 vjece vetem per kontributin tend ne haremin e Jales. Shalepiprra, veshllapushja, kembeshtrembeta, sygerdoqja Kejdi dhembcakallja me ne fund jashte parlamentit ne koshin e plehrave te shqiperise. Shko bej shkollen e larte mos sorre e mjere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?