Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj ka reaguar sërish pas propozimit të Metës për zgjidhjen e krizës politike, por këtë herë duke iu përgjigjur Elisa Spiropalit, që sulmoi Presidentin. "Nje këshillë për ish-nxënësen time Elisa! ( Spiropali) Elisa, si mësuesja jote , që në adoleshencën tende të kam përkrahur dhe promovuar, teksa të dëgjoj të fyesh dhe të dalësh jashtë etikës dhe qytetarisë, veçanërisht figurën e Presidentit të vendit tend, të votuar dhe zgjedhur nga Partia që ti përfaqëson dhe që çdo shqiptar e bënë të ndjehet krenar, më bën të ndihem keq, që më paska ikur mundi dëm. Por, të kujtoj një thënie të mençur të popullit tonë: “Para të madhit e prapa kalit (qoftë edhe ai i Skënderbeut) mos qëndro!
“Kujdes , se fjala kocka nuk ka , por kocka thyen. Unë të kam mësuar që fjala është e shenjtë dhe nuk duhet keq përdorur, aq më tepër kur bëhet sharëse e fyese dhe përdoret në gojën e një zonje, nëne dhe ministreje , të bënë të ndjesh dhimbje. Mos merr modelet që të shpërfytyrojnë, por modelet që të nderojnë. Jeta është e gjate bija ime, por duhet jetuar me dinjitet , jo me gjuhen e rrugës dhe rrugaçerisë. Kjo ishte një këshille per ty pas kësaj maskarade zgjedhore ku çdo politikan i pozitës dhe opozitës duhet të ndjej përgjegjēsi" shkruan Nora Malaj.
Lajmi kryesor: