Edlira Bode

Shëndeti

Ish-deputetja e PS, Edlira Bode është emëruar Drejtoreshë e Spitalit të Traumës, zëvendëson Arben Zenelin

19 Tetor 2021, 17:04| Përditesimi: 19 Tetor 2021, 17:25

  • Share

TIRANË- Spitali i Traumës në Tiranë, nga sot do të ketë një drejtues të ri. Jo është Eldira Bode, ish-deputetja e Partisë Socialiste. Bode vjen në këtë post në vend të Arben Zenelin. Nga sa bëjnë me dije burime të gazetares Doris Sallaku, Zeneli do të jetë shef i një pavijoni në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Kush është Edlira Bode? Gjatë viteve 2017 – 2021 ajo ka mbajtur mandatin e deputetes në Kuvendin e Shqipërisë për Qarkun e Korçës, si anëtare e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, periudhë gjatë së cilës ka qenë mbështetëse dhe promovuese e një sërë ligjesh të lidhura me shëndetin, profesionet mjekësore dhe mbrojtjen sociale.

Bode ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës dhe ato pasuniversitare në otorinolaringologji në Universitetin e Genova-s, Itali, duke marrë titullin Mjeke Specialiste Otorinolaringologe. Ka shërbyer, për disa vite, si Mjeke e Përgjithshme dhe e Familjes pranë Shërbimit Shëndetësor Parësor në qytetin e Bilishtit dhe në disa qendra shëndetësore të Rrethit të Devollit. Në vitet 2008 – 2016 ka punuar si Mjeke Specialiste Otorinolaringologe në Spitalin Rajonal të Korçës. Zj. Bode ka drejtuar në vitet 2015 – 2016 Urdhrin e Mjekëve për Qarkun e Korçës.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vjollca: 19/10/2021 17:17

    Paska konkuruar fort dhe pas nje gare meritokracia paska fituar dhe e kane emeruar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?