Ish-drejtori i Albpetrol, Pajtim Sula e ka nxjerrë zbuluar Sali Berishën. Ai ka lënë dje një shënim në rrjetet sociale, ku mes të tjerash shkruan se aferat e Berishës me rusët kanë ekzistuar dhe përfaqësuesit e Gazprom i ka pritur ai në zyrë me porosi të ish-kryeministrit, por që më pas pazari dështoi se përfaqësuesit e Gazprom dhanë ofertë qesharake, ndërkohë që ishin në dijeni se amerikanët po e monitoronin fuqishëm ish-kryeministrin.
“Që Berisha mbante kontakt me Gazpromin kjo është shume e saktë! Me porosi të Berishës, unë kam pritur në zyrë (Albpetrol) përfaqësuesit e Gazprom për privatizimin e Albpetrolit! Bile dhanë dhe një ofertë qesharake zyrtarisht, pasi e kuptuan që nuk çanë dot, por amerikanet e dinin që Berisha po punonte me rusët”, shkruan ai.
Komenti në rrjetet sociale
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi pak ditë më parë ka refuzuar një ofertë 'marramendëse' nga kompania ruse e gazit Gazprom në kohën që ka qenë kryeministër. Berisha u shpreh se e kishte bërë një gjë të tillë në 'interes të vendit', teksa shtoi se kishte preferuar të nënshkruante marrëveshjen me TAP-in që sot është një çlirim i madh për Evropën e përfshirë në ethet e gazit. Por me sa duket, siç thotë drejtori i Albetrol, Berisha nuk e ka pranuar ofertën e rusëve, pasi nuk i kanë afruar aq sa pretendonte ai.
Vetë ambasada Ruse e ka trajtuar me ironin deklaratën e Sali Berishës se nuk ka pranuar të marrë ryshfet nga kompania e gazit rus. Vetë ambasada tha se është e habitur nga kjo deklaratë ndërsa thumbon Berishën duke i thënë se shuma e kërkuar nga ai duhet të ishte përrallore që nuk ka mundur dot as Gazpromi që ta mbulojë, një nga kompanitë më të mëdha ruse të gazit. Pas kësaj deklarate reagoi sërish Berisha, duke publikuar mesazhin, sipas tij, nga Presidenti i Gazprom në 2011, që i kërkonte të hiqte dorë nga projekti i TAP. Sipas Berishës, ata i ofruan: "Në rast se unë do të hiqja dore nga projekti i TAP-it dhe të mbështesja projektin ITGI, i cili anashkalonte Shqipërinë dhe kalonte ne trajektoren Turqi- Greqi-Itali dhe që furnizohej kryesisht me gaz rus por dhe azer pala ruse ofronte: ndërtimin e një gazsjellësi Igumenicë-Vlorë me mundësi shtrirje edhe deri në Shkodër. Investimin prej 4.1 miliardë dollarë në termocentrale të mëdha gazi në Seman. Këto do vendoseshin në një takim që do zhvillohej midis meje dhe presidentit të Gaspromit".
Me sa duket, investimet qe GASPROMI supozohej te bente ne Shqiperi,duhet te vinin te shoqeruara me nje zarf per Berishen,Zenin,ose Argiten thjesht qe te lejoheshin.Ju kujtohet ai rasti i atij sipermarresit libanez,a cfare ishte, qe s'pranoi t'i jepte zyshfet zyres se Argites dhe u largua?Tani topi eshte ne fushen e /GASPROMIT/ per te sqaruar te verteten pertej fakteve ne leter.S.d.q.Berisha eshte i vetmi politikan i nje demokracie, qe veteinkriminohet here pas here me deklaratat qe ben dhe nuk ka mbajtur deri tani asnje pergjegjesi para ligjit.
PërgjigjuMut Saliu e mut Drejtori, dhe ky zorra tani del e flet, sa ishte SALIU ne pushtet i bente gojore, tani qe ka ikur jashtë shteti dhe shijon leket e vjedhura del e na ben deklarata sikur nuk e dimë ne se cfar muti është Saliu dhe drejtori.
Përgjigjute dolen lakrate ne sheshe o kokerre e mashtrusit si gjithmone ,nuke i thone kote ujkuqimen e ndrron po zakonin se harron
PërgjigjuDrejtor qe nuk di te perdor germen "ë" ne komentin qe ka bere: sakt(ë), dhan(ë), ofert(ë). Para se te beni komente publike, sigurohuni qe fjalite tuaja jane te sakta nga ana gramatikore.
PërgjigjuSali bajga sa hap gojën gënjen. Ky krimb i zi i historis Shqiptare i ka sjell vetëm të kqia kombit Shqiptar. Si ka mundësi që një njeri i till vazhdon e qëndron i lir në një koh që ky duhet të ishte në burg sëbashku me të gjith familjen e tij.
Përgjigju