Kronikë

Tenderat kur ishte drejtor i ARRSH-së/ Dashamir Xhika, anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë në SPAK për 1 orë e 40 minuta (VIDEO)

21 Shkurt, 09:56| Përditesimi: 21 Shkurt, 12:11

  • Share

TIRANË - Ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika ishte paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, përreth 1 orë e 40 minuta. Pas daljes nga SPAK Xhika u shpreh për gazetarët se u paraqit për një procedurë që ka lidhje me detyrën e tij si kreu i ARRSH-së në vitet 2013-2017, por jo për rrugën Tiranë-Elbasan.

'Isha për një procedurë që ka lidhje me detyrën time kur ka qenë në ARRSH. Por jo për Tiranë-Elbasan.'

Edhe në 14 maj të 2024  Ish-drejtori i ARRSH, u thirr në SPAK për tu marrë në pyetje në lidhje me një procedurë tenderimi që ka të bëjë me kohën gjatë së cilës ai ka qenë në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, në periudhën 2013 - 2017.

Ndërkohë Xhika është akuzuar gjatë kohës që ka qenë drejtor i ARRSH lidhur me abuzimet më të mëdha në rrugën Tiranë-Elbasan, që ishte kontraktuar për t’u ndërtuar me një vlerë që nisi me 240 milionë euro dhe përfundoi me 400 milionë euro. Më 10 shkurt 2023, Damian Gjiknuri ka dëshmuar në SPAK mbi hetimet për aksin Tiranë-Elbasan. Në cilësinë e ish-ministrit të Transporteve, kallëzoi në prokurori, abuzimet financiare që ishin bërë nga ish-drejtuesit e ARRSH në rrugën Tiranë-Elbasan.

Xhika u zgjodh me propozim të Ilir Metës edhe anëtar i Kryesisë së re të Partisë së Lirisë, më 13 qershor të vitit të shkuar. Përveç këtij posti në parti, Xhika është dhe kreu i PL-së në Elbasan. 

G.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?