Ish-drejtuesi i policisë, Fran Rica: Standardi i hetimit në vettingun në drejtësi më i lartë se në polici

4 Dhjetor 2020, 17:10| Përditesimi: 4 Dhjetor 2020, 18:18

  • Share

Në një raport të publikuar nga Këshillli i Europës ceket edhe vetting në polici, ndërsa ngrihet shqetësimi se ky proces verifikimi rrezikon të largojë nga radhët e Policisë së Shtetit zyrtarë të kualifikuar. Kur ka kaluar tashmë më shumë se një vit nga nisja e punës, një numër i vogël drejtuesish policie kanë përfunduar vettingun, konkretisht 31 prej tyre. Ish-drejtuesi i policisë, aktualisht në profesionin e avokatit, Fran Rica, nuk e sheh problematike këtë detaj. Sipas tij, në dallim nga vetting në organet e drejtësisë i cili heton më në detaje, vettingu në polici nuk heton në të njëjtat standarde. Si pasojë e këtij fakti, Rica shprehet se deri në përfundim të të gjithë procesit, pjesa më e madhe e punonjësve të policisë do e kalojnë me sukses.

"Unë nuk mendoj se do të jetë e njëjta situatë për një arsye, sepse pavarësisht se disa nga subjektet mund të jenë skualifikuar apo dorëhequr, ky numër nuk do të jetë kaq i madh. Të jemi realist, nga ndjekjet që i kemi bërë këtij procesi, standardi i KJV nuk është i njëjtë më atë të sistemit të drejtësisë. Pavarësisht problematikave që mund të kenë subjektet, kjo është edhe për një shkak sepse realisht përtej problemeve që ka ligji, komisionet kanë ecur me praktikën që nëse justifikon gjysmën e pasurisë e kalon vettingun. Kjo nuk ndodh në vettingun në drejtësi", tha Rica.

Megjithatë, Rica ngre problemin e vonesave në vijimin e procesit të vettingut. Kur ka kaluar më shumë se një vit nga nisja, vetëm 31 drejtues policie kanë mbyllur këtë proces. Sipas tij, vonesa sjell trysni në radhët e Policisë së Shtetit.

"Problemi themelor është këtu, vettingu duke mos patur një afat të caktuar të përfundimit, shkakton një problematik për të gjithë punonjësit e policisë, të cilët mbeten në trysni. KJV nuk po zbaton edhe Kodin e Procedurës Administrative, sepse edhe ligji u ka lënë hapësirë për të patur afate strikte të përfundimit të procedurave administrative", u shpreh Rica.

Aktualisht, nga 31 drejtues policie që kanë përfunduar vettingun, janë konfirmuar në detyrë 22, mes tyre drejtuesit më të lartë. Vettingun me sukses e ka kaluar Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, kreu i Gardës së Republikës, Gramos Sako, apo edhe Drejtori i SHÇBA, Muhamet Rrumbullaku. Katër të tjerë kanë dhënë dorëheqjen dhe katër janë përjashtuar, duke u shkarkuar nga detyra.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nik Nikolli: 04/12/2020 22:31

    Po Fran Kacorrin. Kur do e shkarkoni?

    Përgjigju
  • Keli: 04/12/2020 17:32

    Hahaha sa i pafytyre qe je o Fran Rrica. Gjithe jeten je fshehur dhe punen e skuthit ke bere. Nje pyetje kam per ty: nese vettingu ne polici nuk eshte problem ti pse dhe doreheqjen nga policia si drejtues i larte qe ishe? Sa i pafytyre qe je del e jep edhe opinione.

    Përgjigju
  • Rei: 04/12/2020 17:19

    Po ky hajduti pse qenka larguar nga policia apo nuk justifikonte dot apartamentet qe ka te liqeni artificial bashke me nikollen. A mor vemjet e shoqerise, o shushunja te qelbura.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?