Sport

Ish-futbollisti Kombëtares Abazi për Report Tv : Shqipëria të qëndrojë larg euforisë, kjo Kombëtare është më e mirë se ajo që mundi Serbinë në 2014

7 Qershor, 14:22| Përditesimi: 7 Qershor, 14:27

  • Share

Sonte në mbrëmje, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me Serbinë.

I ftuar për të komentuar sfidën e sotme në Report TV ishte ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Eduard Abazi.

Ish-futbollisti apeloi për qetësi, vetëkontroll dhe përqendrim nga lojtarët, duke kërkuar që aspektin politik ta lënë mënjanë në këtë përballje.

“Unë do t’i dëshiroja atyre një qetësi absolute, të koncentroheshin si stafi teknik edhe grupi i 23 lojtarëve, të cilët nuk duhet ta marrin këtë ndeshje si një finale. T’i largohen të gjitha emocioneve të ngjarjeve historike mes dy shteteve. Ajo lojë që ndodhi në Beograd i takon të shkuarës, ne morëm përfitime nga ai incident që ndodhi atje. Sot është një finale ku ne duhet të provojmë që jemi me kualitet më të mirë. Brenda fushës duhet të koncentrohemi për të marrë një rezultat pozitiv, i cili do t’i jepte një shans shumë të mirë ekipit tonë për t’u kualifikuar në kampionatin tonë të 2026.”-tha Abazi.

Më tej, Abazi u ndal tek mënyra se si duhet të hyjë Shqipëria në këtë përballje, duke theksuar se lojtarët janë të gatshëm për ta përballuar këtë sfidë.

“Sot ne kemi një kombinim lojtarësh të cilët nga ana psikologjike janë të përgatitur për ambiente të tilla. Kini parasysh se sot në stadium do të jetë euforia e jashtëzakonshme nga publiku me shumë të drejtë përkundër një kundërshtari që dihet. Duhet të largohet menjëherë aspekti politik. Dy shtete të Europës duhet të fokusohemi vetëm te aspekti sportiv. Unë do të thoja që ekipi jonë nuk duhet t’i bashkohet euforisë.”-tha Abazi.

Në fund, Abazi bën një krahasim  mes brezave, duke vlerësuar skuadrën aktuale të Kombëtares si më cilësore se ajo e ndeshjes së kaluar me Serbinë në Beograd.

H.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?