Renato Hyshmeri

Kronikë
Top 24

Ish-futbollsti i Partizanit nën hetim, fshehu krimin me një të vdekur

24 Shkurt 2019, 15:21| Përditesimi: 24 Shkurt 2019, 15:26

  • Share

Policia ka vënë nën hetim ish-futbollistin e Partizanit dhe babain e tij sepse kanë mbajtur të fshehtë një aksident me pasojë vdekjen e një personi, të ndodhur me datë 13 shkurt në qytetin e Elbasanit. Renato Hyshmeri, ish-futbollist i Partizanit, aktualisht i Trepccës së bashku me babanë e tij ndodheshin si pasagjerë në automjetin që përplasi për vdekje 24-vjeçarin Gertjan Haka.

Mjeti drejtohej nga Hasan Pitja, 60-vjeç, i cili u largua nga vendngjarja.

Policia arriti në identifikimin e shoferit pas hetimeve të nisura, pasi 60-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes duke e lënë të riun në rrugë pa i dhënë ndihmën e parë. Automjeti i tij u gjet i parkuar në garazhin e Hasan Pitjes, me shenja dëmtimi nga përplasja.

Renato dhe L. Hyshmeri po hetohen në gjendje të lirë për mos kallëzim krimi dhe fshehje të aksidentit.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?