Ish-gjenerali Bardhyl Kollçaku, njëkohësisht deputet i PS në një intervistë për “Studio Live” tha se shërbimi i detyrueshëm ushtarak është në fuqi. Më tej shtoi se qeveria të kalojë në Kuvend ligjin për rezervistët.
“Në kushtetutë shërbimi i detyrueshëm ushtarak vijon të jetë në fuqi. Ministria e mbrojtjes e ka pezulluar thirrjen. Nga 2006 deri në 2009 ndërpremë marrjen sipas ligjit në atë kohë të shërbimit të detyrueshëm. Ligji është në fuqi. Duhet riformatuar ligji për komponentin rezervist këtë e kanë bërë pothuajse të gjitha vendet e Natos. Duhet ta miratojmë këtë ligj pasi ka shumë sfida... Të kemi komponentin rezervist. Por ajo që dua unë të transportoj për një mesazh për të gjithë publikun, shtabi i përgjithshëm i ka kuptuar drejtë detyrat e përcaktuara nga aleanca. Ne kemi rishikuar të gjitha planet ushtarake.. Kemi kapacitete kundërajrore, antitake, dronë. Kemi forcuar kapacitetet ushtarake. Javën e ardhshme do diskutojmë strategjinë e sigurisë kombëtare e cila definon kërcënimet.”
Lajmi kryesor:
Perëndimi përplasje me Rusinë, ish gjenerali Kollçaku: Shqipëria është gati për luftë nëse plas! Haklaj: Serbia po përgatitet për sulm tjetër ndaj Kosovës
B.K//ReportTv.al