Partia Demokratike vijoi turin e saj të takimeve me Diasporën, këtë herë në Parma ditën e sotme (22 shkurt).
Ajo që ra në sy ishte prezenca e ish-gjyqtarit sheik të Apelit, Gjin Gjoni, i cili nuk i ndahet kreut të PD-së, Sali Berisha, në çdo tur apo takim që ai zhvillon, dukshëm në kërkim edhe të një vendi të sigurt për deputet në zgjedhjet e 11 majit. Gjoni ndodhet aktualisht në listën e Primareve të qarkut Lezhë.
Madje në fund të takimit, Gjoni u pa teksa i afrohej ish-kryeministrit për t'i shkëputur një shtrëngim duarsh, përshëndetje apo për t'i treguar se ndodhej aty, madje në një moment nxori edhe telefonin për të filmuar dhe bërë forografi, si dhe të krijonte koridor për të kaluar kreu i partisë mes turmës.
Sikurse në takimin e kaluar në Romë, ku i pranishëm ishte edhe ish-kryeprokurori i dënuar me 2 vite burgim nga drejtësia, Adriatik Lalla, këtë herë Gjoni ishte prezent më afër rreshtave të parë dhe më i dukshëm.
Berisha e fokusoi fjalimin e tij tek apeli për votën e Diasporës, me qëllim që të rrëzonte qeverisjen e Edi Ramës që ai të rikthehej në pushtet.
“Dy javë na ndajnë nga takimi i fundit në Romë dhe kanë ndodhur shumë zhvillime, që kanë futur narkoshtetin në vdekje klinike. Edi Rama është rreziku më i madh i shqiptarëve. Ka ndërtuar narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Nga Mynihu, zv/presidenti i SHBA-ve do ia plaste në fytyrë tiranit se problemi ynë është arrestimi i liderëve të opozitës dhe censura. Asnjë s’ishte atje si Edi Rama që kishte arrestuar 3 linder të opozitës. Apo që kishte marrë vendimin për të censuruar mjetin e komunikimit social TikTokun. JD Vance e shpalli armik më të rrezikshëm se rusët dhe kinezët atë që arreston liderët e opozitës, që sulmon dhe arreston media dhe gazetarët”, u shpreh kreu i selisë blu, i cili ndodhet i akuzuar dhe i pandehur nga SPAK prej më shumë se një viti, për aferën në dosjen “Partizani”.
Më tej ai nuk i ndali akuzat ndaj kryeministrit, Xhorxh Sorosit dhe MgGonigalit.
“Edi Rama, ja ku po të them nga Parma, se hija e McGonigalit do të të ndjekë ty deri në fund të jetës. Në historinë e qytetërimeve, kur bie kryeqyteti, fundi i regjimeve është i pashpresë! Ra Tripoli iku Gadafi, ra Damasku, iku Assadi, ra Tirana, do thyej qafën dhe Edi Rama. Zhvillim epokal për shqiptarët do jetë largimi i Edi Ramës. U bë gjithçka në 2023-2024 që Trump të mos fitonte, e njëjta e keqe atje dhe në Shqipëri, të njëjtat tentakula. Ndaj Trump cilësoi armikun e brendshëm më të rrezikshëm, i kryesuar nga Xhorxh Sorosi, armik edhe i shqiptarëve.
Amerika ia preu kokën gjarprit, por Shqipëria ende e ka bishtin e gjarprit, Edi Ramën, që kërkon mandatin e katërt dhe që do ishte fatkeqësia më e madhe e shqiptarëve në shekullin e 21. Këtu është roli juaj vendimtar”, iu drejtua ai Diasporës, duke harruar dosjet me akuza që ka vetë aktualisht si i akuzuar.
Dhe në fund bëri thirrje që emigrantët të mos ia hapnin telefonat socialistëve për votimet e 11 majit.
“Telefonat me Diasporën nuk i funksionojnë më. Mos ia hapni telefonat më në Diasporë. 45% e shqiptarëve kanë ikur nga vendi në zonën Shengen dhe më tej. Askush nuk vjen të investojë në Shqipëri. Shqipëria është në rrokullimë të madhe, janë kulla, 4 mld euro vetëm 800 milionë euro vijnë nga bankat, të tjera nga nëntoka. Asnjë qytetar nuk ble dot shtëpi me ato çmime. Ndaj 11 Maji është dita jonë, ku ju keni rol vendimtar me votën tuaj, regjistrohuni deri më 4 Mars”, tha Berisha ndër të tjera.
Komente

Po kush te pret ty o gerdalle! Ne ate salle qe salle nuk eshte,gjysma e njerzve jane njerzit qe sala i ka kontigjent levizes qe nga shqiperia,pjes a tjeter jane ca fshatare qe kane ardh nga rrethinat,gjithsejt jo ma shume se 200 vet! Ka ik koha jote o mashtrus,te pakten çoji kot disa pare qe na ke vjedh o varr mut!
Përgjigju