Kronikë

Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu kërkon të lirohet nga qelia për arsye shëndetësore, GJKKO cakton 2 ekspertë

31 Janar, 13:52| Përditesimi: 31 Janar, 15:21

  • Share

Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu e akuzuar në dy dosje hetimore të SPAK për lidhje me dy organizata kriminale, vëllezërve Çopja dhe atë të Suel Çelës, kërkon të lirohet nga qelia për arsye shëndetësore.

Për verifikimin e pretendimeve të ish-magjistrates, Gjykata vendosi caktimin e dy ekspertëve të mjekësisë ligjore të cilët do të përcaktojnë nëse qëndrimi në qeli i rrezikon jetën dhe sjell komplikacione për ish-gjyqtaren e vënë nën akuzë për korrupsion.

Me vendimin e kësaj të premteje, togat e zeza vendosën që pas njoftimit të Mjekësisë Ligjore, ekspertët të paraqiten në seancën e ardhshme më datë 10 shkurt në orën 11:00 ekspertët të paraqiten në seancë ku do të japin konkluzionet.

Fetahu u prangos gjatë operacionit që goditi një organizatë kriminale të dyshuar si të drejtuar nga Suel Çela në fund të muajit nëntor. Sipas SPAK, gjyqtarja në detyrë komunikonte me SKY ECC me anëtarët e organizatës, si edhe ka marrë ryshfet për vendime në favor të interesave të tyre.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?