Ish-gjyqtarja Evelina Qirjako u përjashtua nga sistemi i drejtësisë për 15 vite. Ky është vendimi i Komisionit të Posaçëm të Apelit ditën e sotme duke lënë kështu në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin e saj.
Më datë 30.4.2018, Evelina Qirjako, ka depozituar në Komisionin e Vetingut shkresën, ku njoftonte se nuk ka paraqitur kërkesë për t’u emëruar gjyqtare në Gjykatën e Apelit dhe se ka filluar ushtrimin e veprimtarisë ekonomike private në profesionin e avokatit
Në këto kushte, ajo vlerësoi se statusi i saj si gjyqtare ka mbaruar. Në përgjigje të kërkesës ish-gjyqtares, me shkresën e datës 14.5.2018, ndër të tjera, Komisioni ka vlerësuar se, megjithëse Evelina Qirjako i ka mbaruar mandati si anëtare e Gjykatës së Lartë për shkak të ligjit, ajo vijon ta gëzojë statusin e magjistrates.
Në datën 3.12.2018, Qirjako, i është drejtuar sërish Komisionit duke kërkuar ndërprerjen e procesit të rivlerësimit, për shkak se nuk është më subjekt rivlerësimi.
Dorëheqja nga procesi i vettingut e lë jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vite, por ish-gjyqtarja e apeloi.