Ish-Guvernatori Ardian Fullani padit në Strasburg Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së dhe Parlamentin për shkarkimin

9 Dhjetor 2019, 10:05| Përditesimi: 9 Dhjetor 2019, 12:16

  • Share

Ardian Fullani ish Guvernatori Bankës se Shqipërisë padit në Strasburg këshillin mbikëqyrës të Bankës dhe Parlamentin për shkarkimin.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta mëson ekskluzivisht se padia është regjistruar dhe me 22 nëntor Strasburgu ka sjell pyetjet për Shqipërinë nëse janë respektuar procedurat ligjore.

Pas shkarkimit Fullani fitoi në gjykatë edhe dëmshpërblim për 'shkarkimi të padrejte nga posti i guvernatorit'. Report Tv siguron pyetjet që Strasburgu i ka drejtuar qeverisë.

Në ktë dokument që ka siguruar Report Tv thuhet se Fullani pretendon se për rastin e tij është shkelur neni 8 i Konventës, për shkak të dështimit të gjykatave vendase për ta rikthyer atë në detyrë dhe mos dhënien e dëmshpërblimit për dëmet e shkaktuara në reputacionin dhe nderin e tij.

Tre pyetjet që Strasburgu i drejton qeverisë shqiptare: e para është se a mund të pretendojë Fullani se është viktimë e një shkelje të Konventës dhe të nenit 34, në lidhje me gjetjet e gjykatave vendëse ndaj tij. Pyetja e dytë nga Stasburgu është nëse i ka shteruar Fullani të gjitha mjetet juridike efektive siç kërkohen nga neni 35 1 i Konventës në lidhje me ankesën e tij për nenin 8? Ndërsa pyetja e tretë e shtuar nga Stasburgu është nëse ka patur një shkelje të nenit 8  1 të Konventës?

Ndërkohë avokatia e shtetit shqiptarë ka afat deri brenda muajit janar që të kthejë përgjigjet e tre pyetjeve të parashtruara nga Strasburgu. Fullani e ka fituar njëherë procesin gjyqësor në Shqipëri duke u dëmshpërblyer me 56 paga, ndërsa nëse tashmë Shteti shqiptarë gjendet fajtor edhe në Strasburg do të shikohet nëse për Fullanin do të ketë një dëmshpërblim të dytë më të madh, apo rikthimin në detyrë. Procese të tilla gjyqësore kërkojnë kohë deri në vendimarrje, dy deri në tre vite. Ndërkohë Shqipëria vijon të ketë një Guvernator të ri të Bankës dhe ai është Genc Sejko.
 

"Pas fillimit të procedurës penale kundër aplikantit me akuzën e shpërdorimit të pushtetit, më 18 shtator 2014, Parlamenti shqiptar e largoi atë nga detyra si Guvernator i Bankës së Shqipërisë dhe një anëtar i Bordit Mbikëqyrës të tij.

Më 23 dhjetor 2015, aplikanit përfundimisht u lirua nga akuza penale e ngritur ndaj tij. Pas lirimit, dhe pas veprimit të ankuesit për dëmet, më 12 korrik 2017, Gjykata Supreme e shpalli të paligjshëm largimin e tij nga detyra dhe vendosi që Banka e Shqipërisë t’i paguante kërkuesit pagat që do të merrte nga 18 shtatori 2014 deri në përfundimin e kushteve të tij, në nëntor 2018.

Aplikanti u ankua se kishte shkelje të nenit 8 të Konventës, për shkak të dështimit të gjykatave vendase për ta rikthyer atë në detyrë dhe dhënien e tij dëmet jopasurore për dëmet e shkaktuara në reputacionin dhe nderin e tij.

Pyetjet:

1. Në lidhje me gjetjet e gjykatave vendase, aplikanti mund të pretendojë se është viktimë e një shkeljeje të Konventës në kuptimin e nenit 34 (shih, për shembull, Kurić dhe të tjerët kundër Sllovenisë [GC], nr. 26828 / 06, 259-62, ECHR 2012 (ekstrakte), dhe Konstantin Markin kundër Rusisë [GC], nr 30078/06, § 82, KEDNJ 2012 (ekstrakte)?

2. A i ka shteruar aplikanti të gjitha mjetet juridike efektive siç kërkohen nga neni 35 1 i Konventës në lidhje me ankesën e tij për nenin 8?

Në veçanti, kërkuesi kërkohej të paraqiste një ankesë kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese, në përputhje me nenin 131 (f) të Kushtetutës dhe nenet 71, 71 / a, 76 dhe dispozitat e tjera përkatëse të Ligjit të Gjykatës Kushtetuese, të ndryshuar me ligj . nr. 99/2016?

3. Pa cënuar pyetjet nr. 1 dhe 2, ka pasur një shkelje të nenit 8 1 të Konventës?"

Komento

Komente

  • redi: 09/12/2019 18:48

    Cdo qytetar ka te drejten qe te ankimoj vendimet e qeverise ose te kuvendit.Per ceshtjen Fullani ,une kam dy pyetje .E para;A ka pergjegjesi administrative ose penale guvernatori kur behet nje blerje e permasave te medha si hotel Dajti per "nevoja sgerbimi" qe vjen ere korrupsion?A ka pergjeghesi guvernatori i BSH kur vidhen 9 milion dollar nga punonjesit e tij? Ti leme te tjerat, dhe gjykatat shqiptare i dhane te drejten e demshperblimit . Nese avokatura e shtetit ka sensin pozitiv te mbrojtjes te interesave shteterore, duhet te revokoje vendimin per Fullanin sot ne gjykaten e larte ,ndryshe ajo avokature eshte e pa afte te kryej detyren

    Përgjigju
  • Avni Rustemi: 09/12/2019 15:57

    Po nuk doli 1 burr me ideale qe ta kpusi ket bastard. Te vejn mend dhe te tjeret qe kerkojn demshperblim ne shtet.

    Përgjigju
  • Doneta: 09/12/2019 14:57

    I pafytyre dhe i paturp,mos i hengsh leket e gjakut te shqiptareve bashke me Ardjana Fullanin nje pacavure.

    Përgjigju
    • Nik: 09/12/2019 20:46

      Po Adriana apo Ardjana ja dha "pafajsine" te shoqit apo vetvetes! Keta jane te pa fryre me vjedhje! E xhvaten Shetin Shqiptar brenda tij tash po e xhvatin akoma dhe nga jashte! Ju zente mallkimi i njerezve o derra te pakenaqur!

  • Juristi: 09/12/2019 14:14

    Vodhi sa deshi ky dhe e shoqja ish gjyqtare gjykates larte, tani avokate e tije, normal beri si deshi me gjykatat e shqiperise e jo vetem su burgos por mori leke te tjera te shqipetareve.. Drejtesia e vertet duhet ta kthej ne burg dhe te kthej parat qe ka mare.

    Përgjigju
  • Mala: 09/12/2019 13:37

    Ti.Pehlavi shqiptar, nuk je fajtor!Jane ata hipkritet-mizevirat e shqiptarizmes, qe I kishin faktet dhe deshmite ne dore dhe mbyllen syte e ndergjegjes njerezore dhe te moralit kombetar, e te liruan nga vendi ku duhej te ishe atehere dhe sot.

    Përgjigju
  • xxx: 09/12/2019 13:21

    Ky hajduti fitoi gjyqin me gjyqtare te korruptuar ai duhet te ktheje parate me nje gjyq me gjyqtare qe kane kaluar vetingun

    Përgjigju
  • Ardi: 09/12/2019 12:40

    Mooos u ngopshit të .... kina familjen..

    Përgjigju
  • gezimi: 09/12/2019 11:39

    o ti ... familjen

    Përgjigju
  • Boti: 09/12/2019 11:16

    Ore si ka mundesi qe jemi kaq te ndyre?? Enver ku je??? Bravo i qofte qe ben keshtu se kur nuk e rrasen brenda tja benin menderen si kullese makaronash... Bravo o njerez te qelbur!!

    Përgjigju
    • Grisallate: 09/12/2019 12:27

      Zagaret e Enverit jane te gjithe keta. Nuk jane te At Zef Pllumit apo ndonje tjetri

  • XXX: 09/12/2019 11:07

    Po normal se shqiptaret jan popull legen, vret vellai vellain per nje vije uji, per nje gardh, e nuk del nje ti fusi nje plumb ballit ktij alabakut qe tallet me shqiptaret.

    Përgjigju
  • Ligj: 09/12/2019 11:06

    Nese nuk eshte zbatuar ligji gjate shkarkimit , per paaftesi apo budallik te Keshillit Mbikqyres, ky i paafti ketu do marre leke nga taksat tona sa t'i fryhen syte atij e familjes se tij. Ndaj kur shkarkohet du=ikush nga puna duhet te jene shume te kujdesshem te zbatohet si duhet ligji perndryshe, ja... perfundimi.... Banka e SHqiperise e mbushur me familjare pushtetaresh apo ish-pushtetaresh , me teper eshte bere "djep" favoresh sesa profesionistesh dhe shiko rezultatet....

    Përgjigju
  • Tirona: 09/12/2019 10:52

    Oo sa mire strasburgu do ta fusi ne burg , vajti si capi tek kasapi .. ti sekuestrohen edhe pronat se i ka vendos me lek te vjedhura rrugaci..fullan pordha.

    Përgjigju
  • Andrea: 09/12/2019 10:47

    Po si ke fytyre me hajdut ordiner, ilace tu bofshin leket e shqiptareve.

    Përgjigju
  • Elis: 09/12/2019 10:46

    Edhe hajdut dhe koken lart kjo eshte shqiperia.

    Përgjigju
  • free: 09/12/2019 10:40

    Ky morr mbushi barkun berishes dhe rriti inflacionin ne vend dhe tani kerkon demshperblim se u hoq padrejtesisht. Bravo i qofte se padrejtesia me e madhe i eshte bere pasi nuk u gjykua per ate qe beri por per ate qe sberi.

    Përgjigju
  • Pyka: 09/12/2019 10:37

    Ky Dërri,1-është u degjeneruar.2-i paskrupullt.3-hajdut i kualifikuar.4-pikërisht tani,meqë e kruan,ti jepet një mësim shëbullor!E kuptoni,o njërëz,ç'kemi patur dhe ç'kemi në piramidën e shtetit!Këta pisa,i quajnë njërzit e thjeshtë,pleshta!Tani o njërëz,dilni e digjni godinat........barkëdërrat bëjnë festë.......

    Përgjigju
  • One: 09/12/2019 10:37

    Nuk e fajin ky por ata qe e hoqen. I ben gjyq publik dhe jo civil apo penal. Nje shtet nuk sillet si bandit por i trajton njerezit sic e kerkon ligji duke respektuar te drejtat apo dhe dhene denimet. Njerezit duhet t’i kerkojne llogari qeverise se pse la keto hapesira per kete person. Kam pershtypjen dhe e shoqja e shmangu vetingun dhe i bie qe i ka llogarite hapur me ligjin.

    Përgjigju
  • Ledio: 09/12/2019 10:24

    Pak leke vodhi su ngop ky legeni

    Përgjigju
  • populli: 09/12/2019 10:17

    populli ska buk o legen .. rroga more me lek fshini djersen.. boll o maskarenj te pangopur

    Përgjigju
  • Drini: 09/12/2019 10:17

    I lumte bytha, vodhi sa u kenaq,mori edhe demshperblim ,tani do edhe gjyq kerma

    Përgjigju
    • Santa Quaranta: 09/12/2019 11:05

      Me keqardhje por edhe kete gjyq do ta fitoje sepse jursitet shqiptare i bejne punet me b#the dhe jo me ligje!!

  • Financa: 09/12/2019 10:14

    Do te Shikoj Zoti dhe te ligat do te dalin ne familje. ty , kck dhe matufin. Terhiqu te pastrosh shpirtin sa je ne kohe. Do perfundosh duke te gjujte me domate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?