Humbja 0-1 me Empolin ka sjellë furtunë te Napoli në Serie A. Kampionët në fuqi të Italisë ende nuk e kanë zyrtarizuar shkarkimin e Rudi Garcia-s, me mediet përtej Adriatikut që njoftojnë se presidenti Aurelio De Laurentiis e ka marrë vendimin final.
Tanimë te Napoli janë duke kërkuar për trajnerin e ri dhe në "pole" është ish-lojtari i Juves, Igor Tudor. Kroati ka qenë ndihmësi i Pirlos te Juventusi në stol, teksa drejtoi edhe Udinesen duke bërë mirë.
Orët e fundit kreu i Napolit i ka ofruar një kontratë gjashtë muaj me të drejtë rinovimi dhe për sezonin e ri nëse bind, me Tudos që duket se ka pranuar. "Kleçka" lidhet me një emër jo të panjohur në Napoli, Ualter Mazzarri.
Trajneri 62-vjeçar është një tjetër dëshirë e De Laurentiis dhe ai mund të rikthehet në stolin e Napolit pas dhjetë vitesh, pasi e ka drejtuar ekipin nga tetori i 2009 deri në majin e 2013. Palët kanë pasur një takim së fundmi.