Mbreti i POP-it, Michael Jackson

VIP & Spektakël

“Ishim 7 dhe 10 vjeç”, dy djemtë rrëfejnë se si u abuzuan seksualisht nga Michael Jackson

10 Janar 2019, 20:21| Përditesimi: 10 Janar 2019, 20:24

  • Share

I cilësuar si mbreti i POP-it, Michael Jackson do të shfaqet në një dokumentar që pritet të nxjerrë në pah të pathënat e të kaluarës së tij. Në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta të këngëtarit të ndjerë, duket se imazhi i tij do të rrënohet.  

“Të Largohesh nga Askund”, titullohet dokumentari që sipas “Hollywoodreporter” do të zbulojë detaje se si Jackson abuzoi me dy djem të mitur përkatësisht të moshës 7 dhe 10 vjeç. Madje thuhet se ylli i POP-it mbajti lidhje afatgjatë me ta.

Sot ata janë rreth të tridhjetave dhe rrëfejnë pasojat që u ka lënë ky abuzim. Ky dokumentar do të shfaqet në festivalin “Sundance” që do të mbahet më 24 janar deri në 4 shkurt.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?