Dy efektivët e policisë që mbetën të plagosur në Mamurras janë dërguar në Spitalin i Traumës. Report Tv mëson se Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj, fillimisht ishin dërguar në një spital privat, por më pas u sollën te Trauma. Ndërkohë, i pranishëm është edhe Drejtori i Departamentit të Sigurisë në DPPSH, Gjovalin Loka. (Gruaja që shihet në video, teksa qan, nuk ka lidhje me 2 efektivët e plagosur).
Lajmi kryesor:
Mamurras, patrulla konfliktohet me 4 persona, polici nxjerr armën dhe plagos 2 kolegët e 1 të përfshirë! 7 të shoqëruar nga fisi i ish-deputetit Mhill Fufi
B.K./ReportTv.al