Tiranë/ Djali i pronarit të ‘Lajthizës’ me armë pa leje në restorantin e VIP-ave ‘Savoy Garden’, plagos gjatë festës një vajzë e dy vëllezërit e saj! Në kërkim! Policia 2 versione për ngjarjen

23 Korrik, 09:11| Përditesimi: 23 Korrik, 22:13

  • Share

TIRANË- Një festë e orëve të vona në një nga restorantet më luksoze në rrugën e Kavajës, brenda kompleksit të banimit “Deligjorgji” në Tiranë, përfundoi me 3 të plagosur me armë zjarri, anëtarë të së njëjtës familje, motra dhe vëllezërit.

Në mesin e të ftuarve VIP në festën e një rrethi shoqëror e familjar, djali i biznesmenit Hajri Elezaj, i njohur si pronar i ujit “Lajthiza”, Edison Elezaj 32 vjeç mbante me vetë një armë pa leje, të cilën e shkrepi pas mesnate duke lënë të plagosur 3 familjarët, një vajzë 36 vjeç binjake me vëllain dhe më i vogli mes tyre, 34 vjeç, të cilët u paraqitën rreth orës 01:35 në një spital privat në Tiranë me dëmtime. Vëllezërit kanë lënë spitalin pasi kanë marrë mjekim, ndërsa vajza 36-vjecare – thotë policia – është ende nën kujdesin e mjekëve, por jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm, ata kanë qenë duke festuar së bashku me persona të tjerë nga rrethi i tyre shoqëror dhe familjar, në një lokal në Rrugën e Kavajës”, thotë policia.

Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, apo se përse djali i biznesmenit Elezaj duhej të festonte me armë në brez, por policia tha në një njoftim paraprak se 32-vjeçari “dyshohet se aksidentalisht bëri një shkrepje të pavullnetshme”. Më tej, në një njoftim të dytë zyrtar, blutë e Tiranës rënduan situatën dhe thanë se e shpallën në kërkim 32-vjeçarin për veprën penale, “plagosje e rëndë me dashje”

Dy të tjerë, pjesë e festës shoqërore, u arrestuan nga policia, pasi i morën armën djalit të biznesmenit dhe e fshehën për të penguar zbulimin e së vërtetës. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në restorant, policia arriti të gjejë armën dhe të identifikojë personat që e morën atë pas të shtënave Arjan Dushaj, 38 vjeç, dhe Dardan Zalli, 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Festa zhvillohej në “Savoy Garden” një nga restorantet me luks në Tiranë, i cili frekuentohet nga shumë personazhe VIP. Ai është hapur në vitin 2022, dhe sipas regjistrit tregtar është në bashkëpronësi nga Elira Ndreaj me 51% të aksioneve dhe nga Ermir Ndreaj me 41% të aksioneve.

Versioni I/ Njoftimi i policisë i orës 09:00

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.07.2024, rreth orës 01:35, janë paraqitur në një spital privat, për ndihmë mjekësore, shtetasit E. P., 36 vjeçe, A. P., 36 vjeç, dhe D. P., 34 vjeç, me dëmtime të shkaktuara dyshohet nga armë zjarri. 

Këta shtetas, rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm, kanë qenë duke festuar së bashku me persona të tjerë nga rrethi i tyre shoqëror dhe familjar, në një lokal në Rrugën e Kavajës. 

Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. E., 32 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht, me një armë zjarri të cilën e mbante pa leje, ka bërë një shkrepje të pavullnetshme, dhe si pasojë e saj janë dëmtuar shtetasit e mësipërm.

Shtetasit D. P., dhe A. P., pas marrjes  së ndihmës mjekësore janë larguar për në banesë, ndërsa shtetasja E. P., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti dhe kapjen e shtetasit E. E.

Versioni II /Njoftimi i policise ora 14:27 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve të shpejta hetimore, nga  Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, është bërë i mundur dokumentimi i plotë i autorësisë së ngjarjes, dhe si rezultat:

- u shpall në kërkim shtetasi E. E., 32 vjeç, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal;
- u arrestuan shtetasit A. D., 38 vjeç, dhe D. Z., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, si dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, është bërë e mundur gjetja e armës së zjarrit pistoletë TT, e cila dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes.

Pas kryerjes së krimit nga shtetasi E. E., dy të arrestuarit, i kanë marrë armën e zjarrit dhe më pas e kanë fshehur atë, me qëllim pengimin e zbulimit të veprës penale dhe të autorit të saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Ora 14:41
Plagosja e 3 të afërmve nga djali i pronarit të ‘Lajthizës’ gjatë një feste, në pranga 2 persona: E ndihmuan të fshihte armën

1721737816_finalprojekt.00463402.Still268.jpg

Dardan Zalli dhe Arjan Dushaj janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi plagosjes me armë zjarri gjatë një feste familjare të 3 të afërmve nga Edison Elezaj, djali i pronarit të ‘Lajthizës’ Hajri Elezajt. Ngjarja ndodhi në një restorant luksoz ‘Savoy Garde’ te kompleksi ‘Deliorgji’, ndërsa dy personat u arrestuan pasi ndihmuan 32-vjeçarin të fshihte armën.

‘Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, si dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, është bërë e mundur gjetja e armës së zjarrit pistoletë TT, e cila dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes. Pas kryerjes së krimit nga Edison Elezaj , dy të arrestuarit, i kanë marrë armën e zjarrit dhe më pas e kanë fshehur atë, me qëllim pengimin e zbulimit të veprës penale dhe të autorit të saj.’- njofton policia.

Njoftimi i policisë

Nëvijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve të shpejta hetimore, nga  Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, është bërë i mundur dokumentimi i plotë i autorësisë së ngjarjes, dhe si rezultat:

- u shpall në kërkim shtetasi E. E., 32 vjeç, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal;

- u arrestuan shtetasit A. D., 38 vjeç, dhe D. Z., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, si dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, është bërë e mundur gjetja e armës së zjarrit pistoletë TT, e cila dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes.

Pas kryerjes së krimit nga shtetasi E. E., dy të arrestuarit, i kanë marrë armën e zjarrit dhe më pas e kanë fshehur atë, me qëllim pengimin e zbulimit të veprës penale dhe të autorit të saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 24/07/2024 02:29

    E pse habiteni qe u plagosen 3 veta?! Harruat Alec Baldwin qe vrau padashje nje nga punonjesit e prapavijes gjate xhirimit te /Rust/ dhe plagosi nje tjeter?! Nje plumb mjaftoi.Te shohim sa do t'a denojne kete djalin e babit per armembajtje pa leje,plagosje dhe prishje te qetesise.

    Përgjigju
  • ilir: 23/07/2024 20:38

    maloku po malok mbetet,,,jepi leke sa te duash,,,qeveria te nxjerre nje ligj qe maloket te mos e kalojne fushe-krujen...

    Përgjigju
  • 313: 23/07/2024 17:42

    Ky karafili ka nxjerr armen duke bo si cub. Pronaret per te mbyll konfliktin jan fut ne mes te armes dhe ky mjelloshi nga frika e ka shkrep. Nuk eshte aq trim ky me gjujt tropojanet. Dmth pune curvash e gjell qensh. P.S postoblloku i policise as me shume se 50m larg nuk ka qen mbrem te shkolla teknologkike deri ne oren 2 te mgjesit. Taulant leji shishet e ujit per turistat po dil kontroll per arme edhe per drog.

    Përgjigju
    • 313: 23/07/2024 23:03

      Te marresh plumb edhe te dalesh per gjys ore nga spitali nuk ka sens. Edhe po i ka fut nai tyt pistolete plagosje quhet. Ky tipi eshte kontigjent dhe sa here qe del ne rruge duhet ndaluar dhe kontrolluarnjo me i marr lek. Pastaj thone pse ikin njerzit prej shpirie.

    • 325: 23/07/2024 17:55

      Nga frika e ka shkrep 3 here dhe i paska shpuar 3 tropojane pra, apo kane qene rresht ata dhe nje plumb i ka shpuaar te tre? Policia nuk eshte per te kontrolluar VIPA, ka dale te mbledhe ndonje lek qyl duke ndaluar ndonje fakir. Mire qe e denoncoi sh.com se mediat e tjera kane frike ose jane te blera. E di ti qe babai i ketij plagosi para nje viti ish ortakun oligark SH.K. dhe as policia dhe medis foli?

  • E verteta: 23/07/2024 17:31

    Krimi me i madh qe i eshte bere shoqerise shqiptare eshte emertimi VIP per cdo mbeturine intelektuale, njerezore, artistike, mediatike dhe politike. Me vjen mire qe kjo ngjarje ndodhi ne nje feste " Vipash" shqiptare dhe nuk e pesoi ndonje kamarier fatkeq.Krimin ne shqiperi e gjenerojne keta te quajtur Vipa me veprime kriminale, mw ekspozimin e shfrenuar te luksit qe vjen si rrjedhije e pastrimit te parave te pista dhe bizneseve te dyshimta. Ky Elez nuk ka se kujt i ngjan, kush e njeh te atin me kupton. Paraja jo vetem qe nuk i ben mw njerez por ju merr dhe kafken se tru nuk kane. 3 dite dhe do harrohet. Njelloj si djemte e Tom Doshit, Çim Babasit etj Nuk do ndeshkohet.

    Përgjigju
    • Or tej: 23/07/2024 20:21

      Biznesmene, vipa ose e thene ndrysh hora or teeeejjjjj

  • Une: 23/07/2024 16:43

    Pini uji ja ku vete leku

    Përgjigju
  • Do vij nje dite.: 23/07/2024 16:27

    Gjasme aksidentalisht 3 veta dhe rastesisht motra me dy vellezerit qe kuotohet qarte qellimi ku e ka nis ky faqeziu qe flliqi veten,baben dhe biznesin qe ka. Ishalla e gjen edhe ti ndonje dite aksidetalisht qe jo policia ste ruan dot me po as gje ne kte bot.Vjen dita e gjen nga zoti edhe shko prape ne restorant me pistolet o i ndyre.

    Përgjigju
  • emigranti: 23/07/2024 16:14

    oligarket me pistoleta ne brez qe nuk kane frike nga shteti se kane babin te forte

    Përgjigju
  • Dany: 23/07/2024 16:12

    Kape rraseni Brenda naj 5 vjet te Mira se na ja bo keta djemt e ketyre pronareve sikur jane te zotet e vendit a thua sikur ca jane ne ketej jashte punojme me pronare e bossa per dite dhe nuk bejne te tilla gjera po jane njerez te thjeshte

    Përgjigju
  • sajme: 23/07/2024 15:13

    Nuk heqin dorë malokët nga armët e vrasjet,problem mbetet drejtësia që jep dënime qesharake ndaj këtyre fundrinave.

    Përgjigju
  • Emigranti: 23/07/2024 13:31

    Policia duhet ta gjej ate djal dhe ti vete hekurat Para se ta gjejn ata qe u plagosen

    Përgjigju
  • Ceni: 23/07/2024 13:12

    3 vete aksidentalisht! Pale te kishte gjujt seriozisht!

    Përgjigju
    • Jari: 23/07/2024 15:46

      I ka ruajta zoti.

  • BBBUUUDDDAAALLLAAAJJJ: 23/07/2024 13:10

    ARMA NUK SHJREP VETË.POPULLI TREGON:-GJARPËRI FLE DHE TI SHKON DHE E ZGJON.

    Përgjigju
  • Lab: 23/07/2024 10:35

    3 her aksidentalisht ca sben vaki dhe kapi 3 veta

    Përgjigju
    • Eri: 23/07/2024 12:28

      Vec ne filmat e Bollywood kemi pare te tilla skena.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?