Adem Metkola
Sipas prokurorisë së Tiranës në skemën e pastrimit të parave ku dyshohet se është përfshirë biznesmeni i ndërtimit, ka qenë dhe shtetasja britanike Carolyn Patricia Perry e cila ka kryer transfertat si dhe gjithashtu kanë blerë pasuri në bashkëpronësi me të me vlera të konsiderueshme.
Lidhur me këto transferta, shtetasi Adem Metkola ka deklaruar se shumat e depozituara në llogarinë e tij kanë qenë kapar për blerjen e një pasurie të paluajtshme në Durrës, e cila do të përdorej për të ndërtuar një resort turistik ku të dy do ta kishin në bashkëpronësi" thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Më 28 dhjetor 2022 Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për ndërtimin e resortit turistik me vendndodhje në rrugën: “Currila”, Bashkia Durrës, të biznesmenit të ndërtimit Adem Metkola së bashku me shtetasen angleze Carolyn Patricia Perry.
Lajmi kryesor:
Biznesmenit të ndërtimit iu mbushën llogaritë bankare me paund nga Anglia, i sekuestrohen bashkë me toka e makina luksoze! Adem Metkola: Ishin kapar për të ndërtuar resort në Durrës
S.G/ReportTv.al