DURRES- Një ngjarja e pareprecende u regjistrua në Urgjencën e spitalit të Durrësit, ku një i ri që po merrte mjekim u dhunua nga tre persona në sy të policëve dhe bluzave të bardha.
I dhunuari, është Eridion Cenameti nga Burreli me banim në Durrës. Ai ishte arrestuar dy ditë më parë nga efektivet e Rrugores pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Për shkak të konsumimit të tepert të alkoolit, nuk u dërgua në paraburgim por në urgjence për të marrë mjekim. Por në dhomën e spitalit, ku ai ruhej me polic hynë tre persona dhe e goditen me grushte në kokë e fytyrë duke i shkaktuar plagë të shumtë.
Agresorët u larguan me shpejtësi, ndërsa i plagosuri në dëshminë për hetuesit tha se ata janë të afërmit e të dashurës së tij, që e kanë kërcënuar dhe here të tjerë. Eridioni, i ka thënë hetuesve se agresorët i kanë kërkuar të heqë dorë nga vajza dhe të zhdukej nga Durrësi.
Një ditë pas ngjarjes, të martën e 28 majit 2024. Policia e Durrësit njoftoi se ka arrestuar Benard Kajën, Elton Kaleshin dhe Kledian Lleshin, të tre banues në Durrës, pasi në ambientet e spitalit të Durrësit, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë dhe kanë goditur me grushte Eridion Cenametin.
Mbi tre personat rëndojnë veprat penale të “kundërshtimi i punonjësve të Policisë së rendit”, “plagosje e lehtë me dashje” dhe “prishje e rendit dhe qetësisë publike”.
Tani ky djali nuk e meriton ate vajze,gjykuar nga fakti qe ka problem te pirin,por si ka mundesi qe arrijne t'a rrahin tre veta ,kur dhoma e tij supozohet se ruhej me polic tek dera?! Ky ishte nje rast pa rendesi,por po sikur ne vend te tij te ishte le te themi,nje deshmimtar drejtesie nga ata qe merren nen mbrojtje?!
Përgjigju