Foto ilustruese

Kronikë

Ishin me pushime në Durrës, zhduket nga hoteli 68-vjeçari çek, bashkëshortja bën kallëzim në polici

16 Shtator, 16:24| Përditesimi: 16 Shtator, 16:38

  • Share

Durrës- Një turiste çeke ka kallëzuar në polici, se bashkëshorti i saj ka ikur nga hoteli ku po qëndronin në Durrës dhe nuk është kthyer më.

Sipas njoftimit të policisë, kallëzimi për 68- vjeçarin çek me inicialet P.P është bërë nga bashkëshortja e tij 67- vjeçarja me inicialet A.P.

‘Në Stacionin e Policisë Plazh ka kallëzuar shtetasja A. P., 67 -vjeçe, banuese në Çeki, se është larguar nga hoteli ku ishin akomoduar, bashkëshorti i saj, shtetasi P. P., 68 vjeç, banues në Çeki. Po punohet për gjetjen e tij’, thuhet në njoftimin e policisë.

S.B/K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?