Kronikë

Ekstradohen dy persona nga Italia dhe Gjermania, njëri prej tyre Ilia Ndoka! Ishte në kërkim nga operacioni 'Revanshi', i akuzuar për pastrim parash dhe grup kriminal

7 Prill, 09:17| Përditesimi: 7 Prill, 13:41

  • Share

TIRANE-Dy persona janë ekstraduar nga Gjermania dhe Italia në Tiranë Sipas njoftimit të policisë Ilia Ndoka u ekstradua nga Italia. 50-vjeçari u arrestua në vendin fqinj në maj të 2024-ës në kuadër të operacionit 'Revanshi' nga SPAK.

Ndoka kishte rol për të ndihmuar me para dhe me informacion të afërmin Arben Ndokën, i cili ishte vënë në kërkim të vrasësve të vëllait të tij Aleksandër Ndoka. Për këtë ai bëri pakt edhe me grupe te tjera, Avdylajt në Shijak, Ervis Martinaj, Shullazini, e shumë persona të tjerë.

Ndërkohë Flavio Mërkuri, u ekstradua nga Gjermania. 18-vjeçari ishte dënua nga Gjykata e Tiranës me 2.5 vite burg për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. Së bashku me të vëllanë edhe dy persona të tjerë, tentuan të vjedhin një shumë parash një të mituri në rrugë duke e kërcënuar me thikë.

Njoftimi i plotë

1-Në vijim të bashkëpunimit me strukturat homologe në Policinë gjermane, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në drejtimin e Drejtorisë së Interpolit, u kryen procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit F. M., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.  

18 vjeçari në bashkëpunim me vëllanë e tij dhe 2 shtetas të tjerë (të gjithë të mitur), kanë tentuar t’i vjedhin një shumë parash një shtetasi të mitur, në rrugë, duke e kanosur me thikë.

2-Gjithashtu po si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Romën, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në drejtimin e Drejtorisë së Interpolit, u ekstradua nga Italia, shtetasi shqiptar I. N., 50 vjeç. 

Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?