Policia e Tiranës ka vendosur në pranga pesë persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Përmes një njoftimi zyrtar për mediat blutë bëjnë me dije se ata u kapën gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë veprat penale që rëndojnë mbi ta janë 'Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën', 'Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës', 'Shpërdorimi i detyrës', 'Mashtrim', 'Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta' dhe 'Ndërtim i paligjshëm'.
Fadil Muhameti
Klodjan Zanaj
Ertjen Hysa
Shpëtim Dulellari
Njoftimi i plotë
Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, Strukturat e DVP Tiranë gjatë 24-orëve të fundit, kapi dhe ndaloi 5 shtetas, konkretisht:
-Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme kapën shtetasin N. D., 70 vjeç dhe ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest me burg” që i kishte caktuar Gjykata e Tiranës, për veprat penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën", "Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës" dhe "Shpërdorimi i detyrës".
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën dhe ndaluan shtetasin K. Z., 43 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 kapën dhe ndaluan shtetasin E. H., 26 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta’’.
Po këta specialistë në bashkëpunim me Seksionin e Kërkimit kapën dhe ndaluan shtetasin F. M., 62 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 4 muaj burgim për veprëm penale “Ndërtim i paligjshëm”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 kapën e ndaluan shtetasin Sh. D., 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.
Komente
