Infermierja shqiptare Denisa Boci dhe partneri i saj Marco Ferrantino të dy infermierë profesionist që jetojnë dhe punojnë nën Itali, ndodheshin në vendin e duhur dhe kohën e duhur, për t’i shpëtuar jetën e për t’i ardhur në ndihmë e një gruaje që po pësonte atak kardiak gjatë fluturimit Tiranë-Bergamo.
Denisa dhe Marco janë infermierë profesionistë, ata jetojnë mes Magenta-s dhe Milanos dhe punojnë me kaq shumë pasion, por kurrë nuk e mendonin se një ditë do të rastiste të dëgjonin stjuardesën që të kërkonte urgjentisht praninë e një mjeku ose infermiere, pasi një grua ishte sëmurë rëndë për gjatë atyre dy orëve fluturimi që ndajnë kryeqytetin nga aeroporti i Bergamos.
Gruaja pësoi atak kardiak në momentin që avioni po përgatitej për fazën e uljes.
“U afruam menjëherë duke zbuluar se ajo grua nuk kishte as shenja jetë e as frymëmarrje, filluam menjëherë manovrat e ringjalljes me përdorimin e AE, të ndihmuar nga ekuipazhi. Në ciklin e dytë të manovrave, zonja filloi të merrte përsëri frymë”, tha Ferrantino.
Kjo ishte një situatë dramatike që mund të kishte çuar në vdekjen e gruas, por fatmirësisht falë përgatitjes së dy infermiereve që ndërhynë menjëherë arritën t’i shpëtonin jetën.
Ju lumte o Njerez te mire shpetuat nje Jete ju bekofte Zoti.
PërgjigjuShume faleminderit
Shyqyr nje lajm i hajrit! Falenderime pa fund per çiftin,kta njerez u duhen shoqeris,ju uroj jete te lumtur e Zoti qofte gjithmon me ju
Përgjigju