Tigrat dikur bridhnin nëpër Azi, numri i tyre arrinte deri në 100,000 në fillim të shekullit të 20-të, përpara se të binte deri në prag zhdukjeje. Deri në vitin 2006, popullsia e tyre në Indi - shtëpia e shumicës së tigrave të egër të mbetur në botë - arriti rekordin minimal prej vetëm 1. 411 individësh.
Por përpjekjet e dekadave të ruajtjes duket se më në fund kanë dhënë rezultat. Tigrat e Indisë janë më shumë se dyfishuar që atëherë, duke arritur në 3,167 vitin e kaluar, sipas regjistrimit të fundit të tigrave të publikuar të dielën.
Kjo është rreth 70% e popullsisë së tigrave të egër në botë, e cila është rreth 4,500, sipas Fondit Botëror të Kafshëve të Egra (WWF). Ringjallja e tigrave indianë përfaqëson një triumf për ambientalistët dhe një rreze shprese për vendet e tjera që luftojnë për të rritur numrin e kafshëve të egra. Raporti u publikua së bashku me festimet për të shënuar 50 vjetorin e ‘Projektit Tiger’, programi i ruajtjes i qeverisë i nisur në 1973.