Foto ilustruese

Ishin pa të drejtë qëndrimi, disa të dënuar për krime, deportohen 26 shqiptarë nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë

20 Janar 2023, 10:10| Përditesimi: 20 Janar 2023, 10:18

  • Share

26 shqiptarë, të cilët nuk kishin leje-qëndrimi në Angli janë deportuar drejt Shqipërisë. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e Departamentit të Brendshëm të Britanisë së Madhe.

Sipas Departamentit të Brendshëm, një pjesë e 26 shqiptarëve kishin mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla dhe një pjesë tjetër ishin të dënuar për krime të ndryshme duke përfshirë posedimin e armëve dhe furnizimin me drogë së klasit A.

Autoritetet britanike kanë nisur gjurmimin e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë, duke mos i kursyer edhe personat të cilët punojnë të padeklaruar. Marrëveshja e firmosur mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe atij britanik, Rishi Sunak ka nisur zbatimin që në nisje të këtij viti për të kthyer mbrapsht të gjithë emigrantët e paligjshëm shqiptarë dhe personat me rekorde kriminale.

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?