Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me përplasjet mes grupeve kriminale në qytetin e Elbasanit, ku në qendër të hetimeve janë tre emra të njohur, Suel Çela, vëllezërit Çopja dhe Erion Alibej.
Gazetarja Aida Topalli ka thënë për Report Tv se protagonistët e ngjarjes kanë qenë miq të vjetër në fëmijëri, ku ka degraduar më vonë në një sërë ngjarjesh kriminale të rënda, përfshirë edhe atentatin e trefishtë në 2018-n.
“Ata kanë qenë shokë të ngushtë, janë rritur së bashku pothuajse në të njëjtën lagje, në lagjen e Kalasë në Elbasan.” - ka thënë Topalli.
Më tej, Topalli ka dhënë detaje të reja referuar edhe dëshmisë së Alibejt sot në gjykatë.
"Në dëshminë e dhënë përpara Gjykatës së Posaçme, Erion Alibej ka treguar se rreth viteve 2006–2010, vëllai i tij kishte emigruar në vendet e BE-së, kryesisht në Holandë, ku ishte përfshirë në aktivitete të paligjshme. “Vëllai im nuk ka pasur asnjëherë një punë të ndershme jashtë shtetit.” - ka vijuar gazetarja.
Gazetarja thotë se Alibej ka shkuar në Itali për të marrë ilaçet e nënës së sëmurë.
“Nuk jam përfshirë asnjëherë në aktivitetet e babait tim. Ai na la të vegjël dhe unë jam kujdesur për nënën. Shkova në Itali për të blerë ilaçet e nënës.” - tha Alibej.
Lajmi kryesor:
SPAK mori të pandehur Ilir Metën, Beqiri për Report TV: Duhet të merrnin dhe Shkëlzen Berishën, për vjedhjen e 6.2 mln euro
H.K/S.B/ReportTv.al
