Paratë e sekuestruara nga ryshfeti

Ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Rinas dhe në Muriqan! 3 nën hetim penal për trafik narkotikësh e korrupsion

13 Prill 2022, 11:36| Përditesimi: 13 Prill 2022, 11:45

  • Share

2 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar nga policia në Rinas dhe në pikën kufitare të Muriqanit në Shkodër.

Siç njofton policia nga shkëmbimi i informacionit mes Interpol Tirana dhe Interpol Roma, në Rinas është arrestuar shtetasin A. P., 31 vjeç, banues në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kjo pasi Gjykata e L’Aquila, Itali, më datë 15.10.2021, ka lëshuar urdhër arrestin për këtë shtetas, për veprat penale “Organizata kriminale“ dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Në bashkëpunim me Interpol Roma, vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Ndërsa në pikën kufitare në Muriqan, në Shkodër, nga shkëmbimi i informacionit mes Interpol Tirana dhe Interpol Budapest, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kapur dhe ndaluar shtetasin Naser Biseviç, 61 vjeç, banues në Ulqin. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Kecskemét, Hungari, më datë 20.06.2019, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Në bashkëpunim me Interpol Budapest, vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Hungarisë.

Gjithashtu, në këtë pikë kufitare, është arrestuar në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasi D. K., 19 vjeç, banues në Prizren, Kosovë, me arsim 9 klasë, sepse gjatë kontrollit fizik i janë gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, një grirëse hashahi dhe një armë e ftohtë (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë në portin e Durrësit, është goditur një rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Kufitare. Shërbimet e Policisë kufitare kanë proceduar penalisht për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasin D. S., 48 vjeç, pasi i ka ofruar atyre, një shumë parash, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme.  

Gjithashtu, në këtë pikë kufitare, në dalje, është kapur në flagrancë me një sasi lënde narkotike, shtetasja italiane G. C., 24 vjeçe, e cila në përfundim të veprimeve hetimore është proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?