Foto ilustruese

Kosova & Rajoni
Top 24

Ishin strehuar në rrethinat e Romës, zhduken 40 emigrantë të anijes 'Diciotti'

5 Shtator 2018, 19:28| Përditesimi: 5 Shtator 2018, 19:34

  • Share

ITALI- 40 emigrantë të anijes Diciotti të transferuar në qytetin Rocca di Papa dhe Messina janë shpallur të zhdukur nga autoritetet.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane të cilat citojnë burime të Ministrisë së Brendshme.

Ata ishin aq të dëshpëruar saqë kanë hequr dorë nga ushqimi dhe akomodimi i garantuar për të shkuar diku gjetkë. Kjo është provë e mëtejshme se ata që vijnë në Itali nuk vijnë për t’ju larguar luftës dhe urisë, ata vijnë për të bërë biznes.

Burime nga ministria e Brendshme

Nga 40 emigratët, 36 prej tyre ishin vendosur në Rocco di Papa, ndërsa 4 të tjerë në qytetin e Messinas.

Anija Diciotti mbërriti në portin e Catanias, me 150 emigrantë eritreanë në bord.

Me kërkesë të qeverisë italiane, qeveria shqiptare vendosi të pranonte 20 prej tyre. 25 të tjerë do t’i marrë Irlanda, ndërsa pjesa tjetër e refugjatëve do të strehohen nga kishat në Itali.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?