Ishin të kushtueshme, Ministria dhe FSHF e hoqën si kusht, por zbulohet klubi i parë shqiptar që bëri testet për COVID-19

19 Maj 2020, 13:33| Përditesimi: 19 Maj 2020, 13:35

  • Share

Që në diskutimet e para të grupeve të punës mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Federatës Shqiptare të Futbollit u tha se për të rinisur stërvitjet klubet shqiptare nuk do ta kenë të detyrueshme për të kryer tamponët për COVID-19. Ky vendim u mor për shkak se klubet nuk i kishin mundësitë të blinim tamponët.

Gjithsesi skuadra e Luftëtarit ka bërë përjashtim. Për Report TV drejtori i klubit Artur Dadaj ka deklaruar: ‘Të hënën kemi kryer testet për të gjithë lojtarët, të bërë nga spitali i Gjirokastrës.’

Në këtë mënyrë Luftëtari bëhet klubi i parë dhe i vetëm në futbollin shqiptar që kryen testet për koronavirusin. Gjirokastra është zonë e gjelbër, por shumë futbollistë të skuadrës vijnë nga zona të kuqe.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?