Dy makina janë përfshirë nga flakët në Elbasan, rreth orës 04:00 të mëngjesit në lagjen ‘5 Maji’.
Sipas policisë ka rënë zjarr në automjetet tip "Benz" në pronësi të shtetasit M.K. banues në Elbasan dhe dyshohet se është i qëllimshëm
Po ashtu nga flakët është përfshirë edhe një mjet tjetër tip "Benz" në pronësi të shtetasit N.D., banues në Elbasan, të cilët ishin të parkuar.
Si pasojë e zjarrit, automjetet janë djegur pjesërisht.
‘Më datë 29.09.2021, rreth orës 04:40, në lagjen "5 Maji", Elbasan ka rënë zjarr në automjetet tip "Benz" në pronësi të shtetasit M.K. banues në Elbasan , dhe tip "Benz" në pronësi të shtetasit N.D., banues në Elbasan, të cilët ishin të parkuar. Si pasojë e zjarrit, automjetet janë djegur pjesërisht. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.’- njofton policia.