Një tragjedi ka ndodhur në një familje në Kosovë si pasojë e koronavirusit. Dy vdekje brenda 24 orëve të fundit nga COVID-19 kanë ndodhur në të njëjtën familje në Turjakë të Malishevës. Sipas medieve mbrëmë ka vdekur një grua 39-vjeçare, ndërsa sot në mëngjes edhe vjehrri i saj 68-vjeçar.
Një familjar i tyre ka thënë për mediat kosovare se ata kanë qenë të konfirmuar me COVID-19 dhe po trajtoheshin në klinikat e QKUK-së në Prishtinë. I njëjti burim bën me dije se asnjëri nga viktimat nuk ka qenë të vaksinuar.
Lajmi kryesor:
Kosovë, 28 viktima dhe 920 raste të reja nga koronavirusi
M.Q./ReportTv.al