Fabio Cannavaro, ish-mbrojtësi i Italisë me të cilën u shpall kampion bote në 2006, ka dhënë një deklarët shokuese për tifozët ‘axurrë’. Teksa prezantohej si trajner i Benevento-s në Serinë B, Cannavaro u shpreh:
“Jemi penalizuar nga ardhja e shumë të huajve, kemi ndjekur emra ekzotikë dhe kemi humbur identitetin tonë dhe kjo është një dramë e vërtetë nga pikëpamja sportive. Italia duhet të ndryshojë, përndryshe FIFA duhet të rritë numrin e pjesëmarrësve në 100 ose nuk do të shkojmë më në Botëror.”
Komento