Një ish-kampionia dhe rekordmenia e atletikës shqiptare, Klodiana Shala, ka bërë një gjest unik për mjekët dhe infermierët e Qendrës Shëndetësore në Kamëz në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm, duke përfituar nga lejimi i qarkullimit të makinave për një orë.
E veshur me doreza dhe maskë në fytyrë, ajo i shpërndau stafit mjekësor me petulla dhe kek.
“Unë e di që ju nuk po shihni fëmijët, familjet tuaja, por të gjithë shqiptarët kanë sytë dhe shpirtin tek ju. Ju bluzat e bardha, jeni krenaria jonë, jeni kampionët tanë!” , iu drejtua Klodiana Shala mjekëve.
Ajo ka shtuar se qëndrimi në shstëpi është më I sigurti për momentin.