Ish-kancelari austriak, Christian Kern

Bota

Ish-kancelari austriak, Christian Kern shpall kandidaturën për kryetar të Komisionit Evropian

20 Shtator 2018, 02:22| Përditesimi: 20 Shtator 2018, 02:28

  • Share

Ish-kancelari austriak, Christian Kern ka deklaruar sot se synon të bëhet kandidati kryesor i socialdemokratëve në zgjedhjet e majit për Parlamentin Evropian.

Ne jemi të angazhuar në një përballje me forca që duan të shkatërrojnë Evropën”, tha shefi i opozitës austriake, duke iu referuar partive të ekstremit të djathtë dhe partive euro skeptike.

Mirëpo Kern është politikani i dytë që ka shpallur kandidaturën për t’u bërë kandidati kryesor socialdemokrat në zgjedhjet e majit, pas Maros Sefkoviç, një diplomat sllovak dhe zëvendës president i Komisionit Evropian i ngarkuar me çështjet e energjisë.

Vetëm nëse Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) do të fitojë zgjedhjet e majit, kandidati i saj kryesor me shumë mundësi do të bëhet presidenti i Komisionit Evropian.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?