Ish kancelari gjerman Gerhard Schroeder

Bota

Ish-kancelari gjerman Schroeder i del kundër Zelenskyt: Ideja për të marrë Krimenë është e pakuptimtë

3 Shtator 2022, 15:37| Përditesimi: 3 Shtator 2022, 15:41

  • Share

Fjalimet e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për mundësinë e marrjes së Krimesë me mjete ushtarake janë të pakuptimta, tha ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder në një intervistë për mediat spanjolle.

“Ideja që Presidenti Zelensky mund ta marrë Krimenë ushtarakisht është e pakuptimtë,” tha ai.

Më 24 gusht, Zelensky njoftoi se do të rimerrte Krimenë me çdo mjet dhe pa konsultime me vendet partnere. Ai theksoi se çdo ditë Kievit i duhen më shumë armë nga Perëndimi për t'u përballur me Moskën.

Gerhard Schroeder është margjinalizuar dhe kritikuar ashpër në Gjermani për shkak të pozicionit të tij në Gazprom, dhe lidhjeve të ngushta me Rusinë.

D.GJ/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Michael: 04/09/2022 16:16

    O Turi ti thua t'ja japi o Zelenski të gjithë Ukrainën që të ngopi oreksin e Putinit,varja Shrederit ai do flas se merre 2 milion euro në vite nga Gaspromi,Ukraina është shtet i pavarur dhe duhet të mbroj sovranitetin e saj Zoti e ndihmoftë Ukrainën në çdo kohë dhe ti japi fitoren

    Përgjigju
  • Turi: 03/09/2022 17:10

    Schroeder thotë të vërtetën por në këtë botë të mbytur nga propaganda amerikane nëse nuk bën apo thua ato që do amerika je tradhtar e vk , por bota duhet ta kuptojë që është shume gabim dhe se duhet të ndryshojë patjetër

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?