Ish-kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, është akuzuar për dhënien e një dëshmi të rreme në një komision parlamentar. Kurz i cili dha dorëheqjen në vitin 2021, u akuzua se kishte mashtruar komitetin kur u pyet për emërimet në kompaninë shtetërore.
Nëse shpallet fajtor, ish-kreu i Partisë Popullore mund të burgoset për tre vite, raporton BBC. Kurz i mohoi akuzat në një deklaratë të postuar në mediat sociale, duke i quajtur ato "të pabaza".
“Ne presim që e vërteta më në fund të dalë në dritë dhe akuzat të rezultojnë të pabaza në gjykatë”, shkroi ai në Twitter.
Akuzat lidhen me përgjigjet që Kurz dha gjatë seancave dëgjimore të komisionit në vitet 2020 dhe 2021, ku ai minimizoi rolin e tij në emërimin e kreut të kompanisë shtetërore Holding, Obag.
Ai i mohoi akuzat në atë kohë, duke akuzuar komitetin se ata po përpiqeshin të thonin deklarata të tjera gjë që ai nuk i kishte thënë.
Gjyqi i tij do të fillojë më 18 tetor dhe pritet të zgjasë tre ditë, thanë prokurorët. Po ashtu edhe ish-shefi i tij i kabinetit, Bernhard Bonelli, përballet me të njëjtat akuza.
Kurz dha dorëheqjen në tetor të vitit 2021, pasi u shfaqën akuza se fondet e ministrisë së financave ishin përdorur për të manipuluar sondazhet e opinionit në favor të partisë së tij (OVP) që më pas u botuan në një gazetë.
Në atë kohë ai i quajti "të pabaza" akuzat ndaj tij. Që nga largimi i detyrës, ai ka punuar si strateg global për investitorin e teknologjisë Thiel Capital.