Ish-kancelari i Thesarit, Rishi Sunak dhe ish-kryeministri britanik Boris Johnson kanë siguruar mbështetjen e deputetëve konservatorë për t’u futur në garë për kreun e partisë, që më pas do të bëhet kryeministri i ri të Britanisë së Madhe.
Sunak siguroi mbështetje nga një numër kolegësh të lartë, duke përfshirë ish-kancelarin dhe sekretarin e shëndetësisë Sajid Javid, ministrin e sigurisë Tom Tugendhat dhe ish-sekretarin e shëndetësisë Matt Hancock.
"Është shumë e qartë se Rishi Sunak ka atë që duhet për të përballuar sfidat me të cilat përballemi - ai është personi i duhur për të udhëhequr partinë tonë dhe për ta çuar vendin përpara," tha zoti Javid.
Një ndër pretendentët e mundshëm për t’u futur në garë është edhe ish-kryeministri Boris Johnson, i cili u kthye nga pushimet e tij në Karaibe në Britani. Ministri i Tregtisë Sir James Duddridge tha se ish-kryeministri është i gatshëm të futet në garë.
Boris Johnson duke u kthyer nga pushimet në Karaibe
Udhëheqësja e Commons, Penny Mordaunt, është e vetmja që ka shpallur kandidaturën zyrtare deri më tani. Mordaunt ka vetëm 21 mbështetës deri më tani. As Sunak dhe Johnson nuk i kanë nisur zyrtarisht fushatat e tyre, por kjo nuk i ka ndaluar mbështetësit të deklarojnë mbështetjen e tyre. Kandidatët kanë kohë deri ditën e hënë në orën 14:00, me orën lokale, për të siguruar mbështetjen nga 100 deputetët, ndërsa kryeministri i ri pritet të shpallet ditën e premte.
Liz Truss dha dorëheqjen si kryeministre pas 45 ditësh në detyrë, duke e bërë atë kryeministren me mandatin më të shkurtër në historinë e Mbretërisë së Bashkuar. Dorëheqja e saj vjen pas gjashtë javësh të trazuara në detyrë. Duke folur jashtë zyrës së kryeministrisë në Londër ajo pranoi se nuk ishte në gjendje të mbante premtimet që kishte bërë gjatë fushatës për udhëheqëse të Partisë Konservatore, sepse humbi besimin e partisë së saj.
Truss erdhi në detyrë me një vizion për një shtetet me taksa të ulëta, por planet e saj, të cilat përfshinin miliarda shkurtime taksash të pafinancuara, ‘tronditën’ tregjet dhe bënë që paundi të binte. Nuk kaloi shumë kohë dhe ajo u detyrua të hiqte dorë nga axhenda e saj dhe të shkarkonte ministrin e saj.
Gara se kush do të bëhet kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar vazhdon, pasi Liz Truss njoftoi dorëheqjen e saj të enjten. Për momentin gara është në fazën e parë por ka shumë gjëra që po ndodhin në prapaskenë ndërsa pretendentët kërkojnë mbështetje. Aktualisht janë dy kandidatë kryesorë në garë, Boris Johnson dhe Rishi Sunak, por as ish-kryeministri dhe as ish-kancelari nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht se do të kandidojnë.
Kjo nuk po i ndalon aleatët e Johnson të pretendojnë se ish-kryeministri tashmë ka mbështetjen e 100 deputetëve konservatorë, pragu i nevojshëm për të hyrë në listën e ngushtë. Dhe gjithashtu nuk po i ndalon mbështetësit e Sunak të hedhin dyshime mbi këto pretendime, duke kërkuar që kampi i Johnson të publikojë një listë të deputetëve që e mbështesin atë
Penny Mordaunt mbetet e vetmja kandidate zyrtare që ka shpallur kandidim. Ajo zotohet të: "Të bashkojmë partinë dhe të fitojë zgjedhjet e përgjithshme."
Si Sunak ashtu edhe Johnson mbeten shumë përpara Mordaunt për sa i përket mbështetësve të deklaruar (Sunak ka 117, Johnson ka 52 dhe Mordaunt ka 22 - por kjo po ndryshon me një ritëm të shpejtë). Kandidatët me shpresë kanë kohë deri të hënën në orën 14:00 BST për të gjetur 100 mbështetës. Publiku i gjerë nuk ka fjalë, por anëtarët e Partisë Konservatore do ta kenë nëse deputetët nuk bashkohen rreth vetëm një kandidati.
Por si zgjidhet kryetari i Partisë dhe si rrjedhojë Kryeministri?
Një kandidat duhet të marrë mbështetjen e të paktën 100 deputetëve. Nëse ka më shuëm se 2 kandidatët që e kanë marrë mbështetjen atëherë ai me më pak deputetë mbështetës skualifikohet. Më pas deputetët të gjithë shprehin preferencën dhe pastaj anëtarët e Partisë Konservatore votojnë. Kush merr më shumë vota bëhet kryetar partie dhe rrjedhimisht edhe Kryeministër. Nëse ka vetëm një kandidat që ka marrë mbështetjen e 100 deputetëve atëherë ai bëhet automatikisht lider.
Ende nuk ka deklaruar zyrtarisht se do të kandidojë apo jo, Rishi Sunak është i preferuari i ‘bastexhinjve’ për t'u bërë lideri dhe kryeministri i ardhshëm i Britanisë. Siç mund ta shihni në grafik shanset e Johnson janë rritur ndjeshëm që kur Liz Truss dha dorëheqjen më 20 tetor, por e njëjta gjë është kryesisht e vërtetë për Sunak dhe ai tani është i rrezikshëm, që do të thotë se gjykohet se ka më shumë gjasa të bëhet kryeministër sesa të dështojë në ofertën e tij.
Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka mbërritur në Britaninë e Madhe. Johnson ka arritur të sigurojë mbështetjen e nevojshme prej 100 deputetësh që të futet në garë për kryeministër. Ende nuk dihet nëse Johnson do të kandidojë ose jo, por BBC thotë se tashmë ka siguruar mbështetjen e deputetëve konservatorë që të futet në garë.