Kandidatja për kryetare e bashkisë së Tiranës, ish-deputetja demokrate Lajla Përnaska, në një intervistë për Report Tv thotë se gjatë fushatës zgjedhore ka pasur presion e shantazhe nga ana e Rithemelimit të Sali Berishës.
E ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv për gazetarin Arbër Hitaj, Përnaska u shpreh se pas shpinës së saj është luajtur një lojë e pisët e banale nga përfaqësuesit e opozitës e kryesisht më e ashpër nga ana Foltores.
‘Unë besoj tek vlerat e të djathtës. Duhet të jemi aktiv. Ka pasur shpifje shantazhe presion shumë banale një lojë e pisët e organizuar mbrapa shpinës. Brenda pjesë së përfaqësuesve të opozitës. Rithemelimi ishte më agresiv.’- tha Përnaska.
Për humbjet në zgjedhjete 14 majit, Përnaska thotë se ishte një garë larg fitores së alternativës së djathtë. Kjo shton Përnaska për faktin se mungoi vullneti i aktorëve politik për të dalë me një kandidat të vetëm.
‘Nga gjithë mënyra edhe paraprake si erdhi procesi zgjedhor, opozita hyri e përçarë, në një format që nuk kishte asnjë lloj lidhje me një garë që është modeli i garë sfidues. Edhe në eksperiencën time ne kemi ditur dhe kemi organizuar gara fituese. Ishte një garë larg fitores së alternativës së djathtë. Mungoi vullneti politik i aktorëve kryesor të opozitës për tu organizuar dhe për të dalë më një kandidat të vetëm. Kemi dalë në shifrat me dramatike që ka përjetuar ndonjëherë diferenca e majtë e djathtë. Tashmë në formatin e qeverisje vendore janë në një realitet të ri. Asnjë nuk mban përgjegjësi sepse të gjithë pushtetin ja dhanë të majtës, pa pikë përgjegjësie, një akt banal, vetëvrasje politike.’- tha Përnaska.