Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, ka thënë se ish-presidenti amerikan nuk e ka idenë se si t'i jep fund luftës në Ukrainë. Sipas Ukrinform, Bolton e tha këtë gjatë një intervistë për CNN.
Në veçanti, Bolton citoi deklaratën e Trump të bërë gjatë një bisede të fundit me presidentin Volodymyr Zelensky se ai do të sillte paqen dhe do t'i jepte fund luftës ruso-ukrainase.
"Është çmenduri. Trump nuk e ka idenë se si do të negociojë dhe t'i japi fund kësaj lufte," tha Bolton.
Ai vuri në dukje se afërsia e Trump me udhëheqësin e Kremlinit Vladimir Putin do të çonte në lëshime në favor të Rusisë që do të ishin shkatërruese për Ukrainën.
Sipas Bolton, ky është një "moment shumë i errët", duke shtuar se nuk është vetëm për Ukrainën, pasi SHBA-të i erdhën në ndihmë Kievit "jo nga dashamirësia e zemrave tona, jo nga bamirësia aktive".
"Ne po ndihmojmë Ukrainën sepse është në thelb të interesave të sigurisë kombëtare amerikane të mbrohemi kundër agresionit të paprovokuar në kontinentin evropian dhe të përpiqemi të kemi paqe dhe stabilitet atje, gjë që na sjell përfitime në mënyra të panumërta," tha ai.
Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, premtoi se do të sjellë paqe dhe do t'i jep fund luftës pas një telefonate me Volodomyr Zelensky./ Kosovapress