Lulzim Basha dhe Piro Ahmetaj

Politikë

Ish-këshilltari i Bashës: I neveritur nga kryetari i 'ish' PD! Ka humbur 8 vite në mënyrë turpëruese dhe ka përdhosur besimin e shqiptarëve

11 Shtator 2021, 13:17| Përditesimi: 11 Shtator 2021, 13:20

  • Share

Ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në PD, Piro Ahmetaj është shprehur i neveritu nga kryetari i "ish" Partisë Demokratike siç e quan ai, Lulzim Basha për 8 vite jo vetëm ka shitur apo humbur në mënyrë turpëruese zgjedhjet por edhe ka përdhosur besimin e shqiptarëve.

Të ashtuquajturat "masakrat zgjedhore", sipas Ajmetajt ishin vetëm lojëra cinike në kurrizin e demokratëve sa për të rizgjedhur sërish "humbësin", sic i referohet ai, Bashës për kryetar.

Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ai ka theksuar faktin se fatmirësisht nuk ka më një lidhje me Bashkën, duke shtuar se ai mbetet një ushtar i atdheut për të kontribuar me përgjegjshmëri dhe përulësi shtetarë në rikthimin e besimit të shqiptarëve.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ushtarak: 12/09/2021 21:27

    I nderuar Pirro! Nuk Po te them Gjeneral ( jam ushtarak dhe te njoh sh mire) sepse nuk e meriton kete grade. E ke marre dhe e dime shume mire se si e ke marre. Ti dhe Luli, te cilin me te drejte Po e shan, jeni TE DY njesoj. TE PAAFTE

    Përgjigju
  • Napoleon Zerva: 11/09/2021 18:03

    I dashur z. Piro Ahmetaj, te pergezoj per sulmin ndaj Lulzim Bashes ne nje cast kaq delikat si ky ku gjendemi aktualisht. Tani, qe Basha zgjodhi ti bindet kerkeses se partnerit strategjik (SHBA-ve) per largimin e Sali Berishes nga grupi parlamentar, dhe qe njekohesisht u pajtua me qendrimin e gjithe aleateve perendimor duke pranuar qe PD te hyj ne parlament, ai duhet sulmuar me cdo pseudoargument te mundshem. Ky politikan i mallkuar, Basha, nuk duhet kurrsesi te vendoset ne te njejten linje me aleatet e pazevendesueshem te Alvanise, sidomos SHBA-te, qe bene te mundur clirimin e Kosoves dhe qe po mundesojn rimekembjen e Shqiperise me ndihmen per reformen ne drejtesi. Ky politikan duhet sulmuar nga cdo drejtim, me cdo pseudo-argument, me cdo akuze dhe me cdo fyerje te imagjinueshme, pas pozicionimit te tij pro-perendimor! Ti ke te drejt kur e quan Bashen te pabese... si guxon Basha te tregoj mosbindje ndaj shkelqesise se tij Dr Sali Berishes?! Kryengritja e tij ndaj babait te PD-se eshte aq i pabese sa ndyrsire shqiptare qe ngrinte krye ndaj osmaneve (nuk po i permend me emer se keni shume kryengritesa ju shqiptaret)! Pabesi ishin edhe ato! Te pergezoj per vendosjen e fokusit te kritikes suaj te datat 13 Qeshori dhe te 30 Gushti! Mos e vri fare mendjen nese dikush te pyet: po ti tani u kujtove ti zhvillosh ato beteja?! Tani, si rastesi fiks pasi Basha u rreshtua me SHBA-te kunder Berishes?! Mos e vri mendjen fare nga pyetje retorike si keto! Vazhdo te zhvendosesh vemendjen dhe te besh sikur nuk kupton, njesoj sic beje kur pranoje te ishe Keshilltar i Sigurise Kombetare te asaj partie qe i dha shtetit tim Helen disa qindra kilometra katror siperfaqe detare! Integriteti njerezor eshte luks i madh... ti thjesht bej rolin e te paditurit, dhe fol vetem per ato qe te interesojn, dhe vetem atehere kur te interesojn! Sulmoje pa meshire Lulzim Bashen, i cili pa pike turpi zgjodhi ti bindet SHBA-ve ne vend se te qendronte besnik ndaj babe Berishes, dhe i cili zgjodhi te hynte ne parlament ne vend se te endej bulevardeve me kapsolla dhe shishe molotivi ne duar! (Dhe meqenese kemi disa qasje te ngjashme, me lejo edhe nje kerkese te vogel personale... ndryshoje emrin dhe beje Pyrrhos, sepse tingellon me bukur ne formen helene. Mos me thuaj qe te pelqen forma shqiptare e emrit, se as shqip nuk e ke - ne shqip i thone 'Pirro', jo 'Piro'! Efcharistó!)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?