Gazetari Dema në 'Repolitix': Elia Zaharia dëmtime në pjesën e duarve! Ish-këshilltari i familjes Leka: Pas divorcit do dalë nga Pallati Mbretëror

6 Mars, 21:33| Përditesimi: 7 Mars, 07:34

  • Share

Gazetari Sokol Dema thotë se Elia Zaharisë i janë konstatuar dëmtime në pjesën e duarve. Duke komentuar sherrin mes saj dhe Princ lekës, në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, gazetari Dema tha se do bëhet një ekzaminim i këtyre dëmtimeve, për të parë nëse është dhunë, apo mund t’i jenë shkaktuar nga tërheqja.

“Burime bëjnë me dije se ka dëmtime në pjesën e duarve. Policia duhet të vërtetojë nëse është e goditur nga Princ Leka, apo nga tërheqja. Dëmtime ka në duar, duhet të ekzaminohen për të parë se të çfarë lloj mënyrë janë. Edhe babai ka dëmtime. Princ Leka deklaruar që e ka goditur në pjesën e këmbëve, nga burime më bëjnë me dije se dëmet i ka dhe ka kërkuar ndihmë në polici”, tha Dema.

Ndërkohë, ish-këshilltari i familjes mbretërore, Murat Basha duke folur mbi sulmin fizik ndaj Princ Lekës nga ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia dhe babai i saj, thotë se Princ Leka nuk do ushtronte kurrë dhunë.

"Jam i shokuar. E kam të vështirë, sidomos kur ka një femër. Më vjen keq për këtë që ka ndodh. Është diçka e parashikuar nga unë, këtu e 10 vite para. Di të them këtë, ai Princ Leka që njoh unë, e njoh që fëmijë. Është djali më i edukuar që mund të kem njohur në jetë, më gentelman karshi femrave, kurrë nuk besoj se arrin të konfrontohet fizikisht, nuk e përdor kurrë dhunën. Nuk besoj se ka ushtruar dhunë ndaj babit të Elias, babait. Mund të jetë diçka tjetër. Ka vajtur të takojë vajzën", tha ai.

Ai thekson se Princ Leka aktualisht jeton me qira dhe se pas përfundimtit të procesit të divorcit do vendoset në Pallatin Mbretëror. Ndërsa sa i takon Elia Zaharisë dhe vajzës, të cilat jetojën ende në Pallatin Mbreëtror,  më pas do të vendosen në një shtëpi tjetër, që sipas Bashës u është dhuruar nga Princi.

Ai është në shtëpi të tij, ka lënë ish bashkëshorten të jetojë në shtëpinë e tij dhe jeton me qira derisa të mbarojë divorci, është djalë i jashtëzakonshëm. Ai është jetim, gjeti mbështetje te bashkëshortja dhe një familje. Ai jeton jashtë oborrit mbretëror, deri ditën kur të zgjidhet dhe ajo të sistemohet në një banesë tjetër, që ja ka dhënë ky bashkë me një biznes.

Ora 23:06
'Princ Leka do martohej me vajzën e Rugovës', ish-këshilltari i familjes mbretërore: Do ishte bashkim kombëtar

Murat Basha ish këshilltar i familjes mbretërore në emisionin “Repolitix” në Report Tv ka deklaruar se Princ Leka do të martohej me vajzën e Ibrahim Rugovës.

“Ideja ka qenë meqë Mbreti Leka ishte për bashkim kombëtar, ishte një mendim që ai të martohej me një vajzë nga Kosova dhe pikërisht me vajzën e doktor Ibrahim Rugovës”, tha ai.

 

Ora 23:00
Ish-këshilltari i familjes mbretërore tregon ‘sekretet’: Prej dy vitesh nuk funksiononte marrëdhënia me Elia Zaharinë, ja kur u largua Princi nga Pallati Mbreëtror

 

Ish-këshilltari i familjes mbretërore, Murat Basha për Report Tv thotë se marrëdhënia mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë nuk funksiononte prej gati dy vitesh. Ai tregon se Princ leka është larguar nga pallati Mbretëror që kur kanë nisur konfliktet.  

“Di që është problem i brendshëm, nuk janë përputhur, nuk janë shkuar. Prej dy vitesh nuk ka funksionuar. Ka shumë kohë që nuk banon në pallat, më pak se dy vite. Është larguar para se të flitej për divorcin”, tha Basha në Report Tv.

Çifti janë në proces divorci dhe Princ Leka aktualisht nuk jeton në Pallatin Mbretëror, por vetëm Elia Zaharia dhe vajza. Pas finalizimit të procesit të divorcit, Princ Leka do kthehet në Pallatin Mbretëror.

Ora 22:04
Divorci mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë, avokatja tregon çfarë do ndodhë me Pallatin Mbretëror: Ja si ndahet pasuria

 

Avokatja Margarita Kola ka komentuar në Report Tv procesin e divorcit të Princ Lekës dhe Elia Zahrisë. Kola tha se më 18 mars do ketë një seancë gjyqësore, ndërsa u ndal edhe në atë çfarë parashikon ligji për ndarjen e pasurisë. Avokatja thotë se pasuritë e trashëguara, si Pallati Mbretëror, nuk futet në listën e pasurive që ndahen mes çiftit.

“Është një proces gjyqësor i hapur. Në lidhje me zgjidhjen e martesës, edhe në kushtet kur zgjidhet, si konsensus apo ndërmjetësimin, do shkosh në gjykatë. Ka një proces gjithmonë në gjykatë. Urdhri i mbrojtjes nuk ndikon, ligjërisht nuk ndikon. Të shkon mendja mos bëhet për ndarje pasurie. Ligji e ka të qartë. Çdo pasuri e vënë gjatë martesës ndahet 50 me 50 nëse pala tjetër nuk vërteton në gjykatë. Pallati është i trashëguar që nuk futet në objektet që do ndahen. Çdo gjë tjetër që vihet gjatë martesës dhe vjen si rezultat i kontributit të martesës ndahet 50 me 50. Nëse çifti ka rënë dakord se do e ndajmë në x mënyrë, shkohet në gjykatë dhe vendoset”, tha avokatja.

Ora 21:40
Video ku sulmohet Princ Leka, psikologia në ‘Repolitix’: Aspak dinjitoze, flasim çdo ditë për dhunën dhe ky model na vjen nga familja mbretërore

 

Psikologia Marsela Lekli thotë se apmjet e publikuara të sulmit ndaj Princ Lekës nuk janë aspak dinjitoze. Lekli tha në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv se këto pamje nuk janë edukative, ndërsa theksoi se çdo ditë flitet për dhunën dhe një model i tillë na vjen nga familja mbretërore.

“Nuk është aspak dinjitoze, kushdo qoftë fajtori. Supozoj që situata do ketë qenë agravuar më parë dhe ka shpërthyer sot. Të paktën, duke qenë se është një Princ, dhe Princ të bën edukata. Të paktën të merrte iniciativën të krijonte një komunikim që të neutralizonte situatën duke parë që është acaruar. Është nëna e vajzës së tij, është një nga personat që e ka mbështetur pa fund princ lekën në Shqipëri. Aq më tepër që këto pamje të dalin në media, është jo edukative, çdo ditë flasim për dhunën dhe sot shohim një model nga një familje mbretërore. Nuk jam dakord për këtë pamje që është publikuar se nuk është etike edhe për familjen mbretërore”, tha Lekli.

Kliko këtu për të parë momentin e përplasjes mes Elia Zaharisë e Princ Lekës

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xoni: 09/03/2024 10:26

    Kjo tregon qe i vetequajturi princ ka kater klase shkolle dhe eshte kaqol

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?