'Shtëpia më është sulmuar me antitank', Lulzim Berisha para gjykatës në Spanjë: Mos më ekstradoni në Shqipëri, më rrezikohet jeta

2 Korrik, 14:04| Përditesimi: 2 Korrik, 18:46

  • Share

SPANJË- I arrestuar më 14 dhjetor të vitit të kaluar në Alicante të Spanjës, për vrasjen e Klodian Saliut në vitin 2005, i ndryshuar tërësisht në pamje, i shumëkërkuari Lulzim Berisha, i kërkoi Gjykatës Kombëtare spanjolle këtë të martë që të mos ekstradohet në Shqipëri pasi ka frikë për jetën dhe i druhet një hakmarrjeje të mundshme për shkak të krimeve të tij në të shkuarën. Kjo ishte përgjigjja e tij në seancën e ekstradimit, në të cilën prokuroria spanjolle ka kërkuar dorëzimin e tij drejt Tiranës, ku të nis për të edhe gjykimi.

Media Infobae shkruan se organi i Akuzës në Spanjë parashtroi dokumentet që autoritetet shqiptare kanë kopsitur për kërkesën për ekstradim, duke theksuar se i pandehuri në 2005-ën ishte përgjegjës për gjetjen e personave të përshtatshëm, për shkak të lidhjeve të tyre shoqërore dhe farefisnore, për të eliminuar fizikisht, Klodian Saliun, për çka ka pasur ndihmën e 3 personave që kryen vrasjen më 26 shkurt, duke lëvizur me makinë.

Më tej, organi i akuzës në Spanjë vijon duke treguar se Lulzim Berisha, pas planifikimit dhe organizimit të vrasjes, është larguar nga Shqipëria dhe është kthyer pak ditë pas ngjarjes. Më 27 shkurt 2005 në Tiranë u vra Vajdin Lamaj dhe një tjetër, në kabinën e ashensorit. Në realitet ky shpërthim ishte planifikuar nga Berisha dhe aktivizimi i eksplozivit është bërë përmes celularit.

Në seancë, pasi e bëri të qartë se nuk dëshironte të ekstradohej, Lulzim Berisha këmbënguli se frika e tij kryesore tani është jeta e tij pas kthimit në Shqipëri, sepse ka pësuar deri në katër sulme në të shkuarën. Sipas tij shtëpia i është goditur me antitank dhe ka pësuar lëndime në trup. E ka përshkruar veten si sipërmarrës dhe është penduar që familja e tij duhej të ikte në Suedi nga frika e hakmarrjeve.

Nga ana tjetër, ai ka treguar se mund të përfitojë pjesërisht nga një ligj amnistie i miratuar në vendin e tij, se prokuroria shqiptare ka kërkuar mbylljen e hetimeve në lidhje me sulmin me bombë në ashensor dhe se ka kërkuar azil në Spanjë. Prokurorja e Gjykatës Kombëtare tha në seancë se Berisha ka dorëzuar një dokument sulmi të vitit 2015 kur ka qenë jashtë burgut, por nuk ka rrezik nëse ekstradohet pasi do të jetë në duart e shtetit shqiptar.

Mbrojtja e Berishës kërkoi mos ekstradim të tij me të njëjtat argumente që i rrezikohet jeta. Në vijim Gjykata Kombëtare Spanjolle pritet të jap vendimin mbi kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e tij.

Artikulli i medias spanjolle

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luli luli: 02/07/2024 18:37

    Eh mor lul ku perfundove...duke ju lutur gjykates spanjolle te mos vish ne Shqiperi Dridhej durrsi e gjysma e vendit kur flitej per ty. Tani po te vjen kusuri Durim bamin e ke frik edhe pse ai esht ne dubai por ne kete dynja do lahen i thon nje fjale. Plumbi sdihet ke kap te parin

    Përgjigju
    • Bam: 02/07/2024 21:25

      C’lidhje ka ky me bamin?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?