Ish-kryetari i degës së Partisë Demokratike në Kashar, Arsen Valisi, i ka kërkuar Belind Këlliçit që të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit, duke e konsideruar atë përgjegjës për humbjet e PD-së në Tiranë.
Ai i ka kërkuar Këllicit që të jap dorëheqjen dhe mos të nis me retorikën e përhershme se zgjedhjet u vodhën.
‘I bëj thirrje ‘ezmerit natyral’ drejtuesit të famshëm politik të Tiranës, jep dorëheqjen nga mandati i deputetit dhe mbaj përgjegjësi për rezultatin ashtu siç vendose veton për listën e Tiranës, përgjegjësia është e jotja dhe vetëm e jotja për humbjet e njëpasnjëshme në Tiranë!
Dhe të lutem mos na hap barkun duke thënë na vodhën, jep dorëheqjen bëhu burrë e mbaj përgjegjësi, Demokratët nuk ta kanë borxh’, shkruan ai.
Numërimi i votave vijon, por sipas rezulatate të deritanishme PD ka humbur thellë në Tiranë, duke humbur 3 mandate në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021. Në 2021 PD ka marr 20 mandate dhe në këto zgjedhje deri më tani ka marr 17 mandate. PD ka pësuar një rënie në përqindje me 10.4% në krahasim me 2021.
Komente

Aman me gjith belo ezmerin qe nuk meriton te jete ne asnje post te partise demokratike. Nje njeri qe ska punu nje dit ne jeten e vet, intrigant qe ka zene kallo ne karriket e saliut e lulit
PërgjigjuBravo te qofte or çun per guximin dhe ndershmerine. Ky kellici duhet te japi doreheqjen e te liroje vendin
PërgjigjuJep doreheqjen ti e gjithe zinxhiri i listes mbyllur te partise. Duke fillu nga noka, kellici , shehu, alizoti, vokshi etj
Përgjigju