TIRANË- Ish-drejtori i Kadastrës, Artan Lame u thirr në SPAK. Për dy orë e gjysmë, Lame u pyet si person që ka dijeni për një dosje që po heton SPAK për korrupsion zgjedhor në zgjedhjet vendore të 2019.
Pasi doli nga SPAK, Lame nuk preferoi të flasë për mediat, ndërsa tha shkurt se “u pyeta si person në dijeni për një çështje të Kadastrës".
Lame e ka drejtuar Kadastrën nga viti 2019 deri në mars 2023. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se Lame është pyetur mbi një dosje të SPAK sa i takon legalizimeve në këmbim të votës për zgjedhjet lokale të vitit 2019.
Për këtë çështje kanë rënë në pranga më 26 prill 2024, zyrtari i Kadastrës, Dritan Stoka dhe kryeplaku i Saukut në Tiranë, Agim Osmani. Të dy, gjatë kohës që Kadastra drejtohej nga Lame, kundrejt përfitimeve të paligjshme, kanë kërkuar votën për PS në këmbim të lejeve të legalizimit për ndërtimet informale të votuesve në zonën e Saukut, Tiranë.
Kete ishalla burg te perjetshem
PërgjigjuMbaje ti me buke perjete or teeeejjjjj
Fjala jote ne vesh te zotit... ky pronat e popullit ja dha banditeve.