Ish kreu i OMONIA, Leonidha Papa ka reaguar në lidhje me prishjen e resortit pa leje të Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo duke nxjerrë detaje të reja mbi ndërtimin e objektit. Sipas pretendimeve të Leonidha Papa resorti i Mihal Kokëdhimës është ndërtuar mbi rrënojat e një kishe. Më pas Papa shkruan se nipi i Kokëdhimës, duke iu referuar lidhjeve të gjakut që Mihal Kokëdhima kishte me ish-deputetin Socialist, Koço Kokëdhima, dikur ishte i fuqishëm dhe në këtë mënyrë ndërtoi resortin e tij mbi rrënojat e kishës.
Ndër të tjera ish kreu i OMONIA-s hedh akuza ndaj qeverisë duke thënë i cilësuar si arrogantë dhe hipokritë.
"Sulmi i Mihal Kokëdhima ndaj turistëve spanjoll (thyer xhamin e makinës së tyre) për refuzimin e pagimit të peshkut që ata porosisën është bërë virale në të gjithë botën. Qeveria veproi menjëherë për të rikthyer imazhin e Shqipërisë "mikpritëse", duke prishur restorantin. Nuk kam ndërmend të mbroj 'kushëririn' e Kokdhima dikur të fuqishëm që ndërtoi këtë restorant pranë rrënojave të një kishe, por them që disa "shokë" e kuptojnë edhe arrogancën dhe hipokrizinë e pushtetarëve tanë që duhet të largoheshin dje." shkruan Leonidha Papa.
Resorti i Mihal Kokëdhima u shemb ditën e djeshme nga IKMT pasi ishte pa leje, si dhe shfrytëzonte bregun e detit duke vendosur shezlongë dhe kishte kthyer ndërtesën në hotel duke zhvatur pushuesit. Ndërsa vetë Kokëdhima është në burg për shkak se sulmoi një familje turistësh spanjollë që kishin ardhur për tu ushqyer në restorantin e tij. Në videon që Report Tv siguroi ekskluzivisht shfaqej Mihal Kokëdhima mbi kofanon e makinës që po lëviznin turistët spanjollë, teksa godistë xhamin me grushte.
Ish-kreu i OMONIA-s: Resorti i Mihalit ndërtuar mbi një kishë, dikur Kokëdhima ishte i fuqishëm
Redaksia
Ish-leshi i leshit!
PërgjigjuE poshtersi, e ligesi - po cfare temele kishe bre - jo po kane qene varreza te grekve aty e mbi to ka nderruar Mihaili. Po cka jane keto dokrra bre.
PërgjigjuParate nuk hidhen ne toke te vjedhur, ato para i ka nxjerre 100 fish per gati 20 vjet qe e ka ngritur resortin me perkrahjen e ish deputetit koce kokdhimja. U lirua nje hapesire publike per pushuesit qe kokdhimja i çvaste pushuesit
PërgjigjuTë bëhet kisha por demshperblim Kokedhimes ti jepet se e ka bere me djerse. Ka hedhur pará!
PërgjigjuTi duhet të jesh prifte fshatar ose i aferm i kokelo...s
MASKARENJTE,,PISA,,, I DENOI ZOTI,SE I PRISHEN KISHEN,,KISHA TE RISTRUKTUROHET DHE TE JETE NE SHERBIM TE TURISTEVE,,,,
PërgjigjuLeonidha te lumte, e kishes ka qene, une e di se kishes ja ka dhen gjyshi im ne perdorim per 99 vjet, kjo ndodhi para 98 vjetesh, prandaj mbajeni ju te kishes edhe ma ktheni mot mua. Po çdo kisha ne plazh o qillo?
PërgjigjuMos ma merr mer keq, Shen Nikolli ka qen shenjetori I te gjitheve(marinareve, studenteve dhe Santa Close). Llogjika ta do qe ne Porto Palermo si ne gjithe qytete bregdetare(ku populli jetonte buze detit) kishen s do e ndertonin ne Palase por aty ku ishin njerezit(prane detit), por jo ne rere(sic e kishte banditi ne fjale).
Per ty qe nuk e di, kishat e Shen Kollit (Nikolles) zakonisht ndertoheshin prane detit dhe ishin si mbrojtes per detaret. Po keshtu, per informacion, prane Kalase se Porto Palermos eshte nje Kishe tjeter, po Shen Kolli 10-15 metra larg detit. Mund te numerojme sa e sa te tjera...
Eshte futur shqiptari i madh Janulle në mes per të ndërtuar kishën, do mposhtene përfundimisht vlonjatet me Kóqot e tyre prijesa
Përgjigju