Politikë

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi: PD s’i ka fituar kurrë zgjedhjet, edhe në 2005 mesazhi erdhi nga SHBA dhe Nano u dorëzua (VIDEO)

2 Qershor 2021, 21:50| Përditesimi: 2 Qershor 2021, 23:06

  • Share

Partia Demokratike nuk i ka fituar kurrë zgjedhjet në vendin tonë, dhe në vitin 2005 mesazhi për rrotacion erdhi nga SHBA dhe Fatos Nano u dorëzua.

Kështu deklaroi ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi i ftuar në emisioni 'Repolitix', në Report Tv, teksa po flisnin për mandatin e tretë të qeverisë socialiste. Klosi tha se dy herë që PD ka marrë pushtetin ka qenë pa ndonjë meritë të madhe. Duke ju referuar zgjedhjeve të vitit 1992, që ishin zgjedhjet e  para pluraliste, Klosi tha se kushdo që të ishte në opozitë do të fitonte, ndërkohë që 2005 erdhi mesazhi nga SHBA për të ndërruar pushtetin. Sa u përket zgjedhjeve të vitit 2009, Klosi tha se partitë politike dolën barzaim, por me kalimin e LSI djathtas qeverisë edhe 4 vite të tjera PD.

'Kanë mbaruar zgjedhjet dhe ka fituar PS. PD nuk ka fituar ndonjëherë, po të flasim për dy fitoret, po të zëmë '92 kushdo që të ishte në krye të një partie opozitare do të fitonte, nuk kishte ndonjë meritë konkrete për këtë punë, ndërroi sistemi. Ndërkohë që 2005 unë e di shumë mirë, sesi erdhi mesazhi nga Amerika që duhet ndërruar pushteti dhe Fatos Nano u dorëzua. Në zgjedhjet e 2009 dolën barazim dhe kaloi Ilir andej dhe qeverisën. Ky nuk është realitet, zgjedhjet kanë mbaruar. Kjo tregon që ti e ke gabim. Populli ka votuar gjithmonë mirë.'- ths Klosi.

Sakaq, kryetari i Partisë Socialiste në Tiranë, foli në lidhje me vizitën e kryeministrin Edi Rama në Turqi, ku tha se ndodhet atje për një kontratë pune, që lidhen me investime strategjike në vendin tonë. Bushati tha se investimet strategjike turke nuk ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, pasi shumë shpejt vendi do të anëtarësohet në BE.

'Është një kontratë pune. Ajo që kryeministri po bën është për kontekstin në të cilën ndodhet vendi. Po kërkon më shumë investime për Shqipërinë. Shqipëria ka kaluar momente shumë të vështira sidomos ky me pandeminë patjetër që Turqia ju gjend pranë. Janë të gjitha investime strategjike, janë edhe teknologji kyçe, këto do të jenë inputet apo motorët kryesor të mandatit të tretë.

Nuk është e thënë se bashkëpunon me një vend nuk mund të bashkëpunosh me të tjerë. Para një jave ishte ministri i jashtëm gjerman tha se Shqipëria është gati për hapur negociatat me BE. Shqipëria është drejt Europës dhe kjo do të ndodhë shumë shpejt. Jemi një vend në NATO shumë shpejt në BE. Ekonomia sot është sfidë në çdo vend të botës. Ne ishim në një sistem rrotacioni mekanik dhe jo në një vend që vlerësohet puna dhe tani kjo u thye. Qytetarët e treguan se ua dhanë votën atyre që bëjnë punën. Kriza ishte tërmeti, krizë ishte pandemia. Shqipëria ka plotësuar një nga kushtet kryesore me Reformën ne Drejtësi.'- tha Bushati.

Në lidhje me shkarkimi e presidentit Ilir Meta, ku me 9 qershor parlamenti do të votojë për këtë çështje , Ervin Bushati tha se shkarkimi është një fakt i kryer dhe një vendim politik i PS-së që do ta çojnë deri në fund.

'Meta do të shkarkohet, vendimi është politik në grup i PS-së' -tha Bushati.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?