Spartak Braho ka publikuar një shkrim një ditë më parë, në gazetën TemA, ku flet për rekrutimin e Sali Berishës. Ai ka treguar edhe se kush është oficeri, që e rekrutoi Berishën, teksa ka publikuar dhe një foto të tij.
Braho ndër të tjera shkruan:
“Sali Ram Berisha mendohet se është rekrutuar ne vitin 1967 nga Sigurimi i Shtetit me pseudonimin “Penicilina”.
Ka deshmi dhe raporte per kete fakt me shkrim te ish operativit te Ministrise se Brendshme Ali Anadolli. Ne keto raporte dhe deshmi thuhet se operativi e ka terhequr Berishen si bashkepunetore ne sektorin e mjekesise. Por jo vetem Berisha ka kryer detyren e bashkepunetorit por edhe te tjere, drejtues te sotem edhe Edi Rama intelektuali kontravers i institutit te arteve, nje opozitar i thekur me sistemin ne vitet 90 eshte ndjekur nga sigurimi i shtetit, por per rrethana speciale “eshte kursyer”.
Rezulton se pasi Berisha mbaroi studimet ne Fakultetin e Mjekesise, u mbajt në spitalin e Tiranës si mjek kardiolog dhe u dërgua here pas here per specializim në Francë. Po në këto vite Berisha kërkoj të antaresohet si komunist në Partinë se Punës. Me nxitjen e njerzve te tij të afërt dhe ndërhyrjen e Idriz Shehut që në atë kohë ishte kryetar Degës së Punëve të Brëndshme Tropojë. Sipas rregullave te asaj kohe në organet e sigurimit nuk lejohej që komunistët të rekrutoheshin si bashkëpuntor.
Nga të dhëna te tjera zyrtare konfirmohet se në vitin 1971 Sali Berisha u martua me Liri Rexhep Ramën. Në dosjen operative prej 1200 faqesh në arkivin e sigurimit të shtetit, rezulton se vjehrri i tij, Rexhep Rama ka qënë i terhequr si bashkëpuntor nga sherbimi sekret jugosllav, UDB.
Gjithashtu është fakt i njohur se, tezja e gruas se tij, Milica Bulatoviç ka qënë kolonele e UDB-së dhe mbështetëse e Rankoviçit gjatë operacioneve shfarosëse ndaj shqiptare.Gjykimi im eshte se edhe gjate ketyre 35 vjeteve te ndryshimi te sistemit, roli i Berishes ka qene shume aktiv dhe destruktiv me pasoja te renda per fatin e vendit.
Kete perfundim e konfirmojne ne librin e tyre “Çështja shqiptare riformesimi I Ballkanit” studiusit anglez James Petifer dhe Miranda Vickers. Keta studiues nenvizojne se “gjatë kohës të studimeve e specializimeve në Francë, (vitet 70), Sali Berisha ka dekonspiruar tek shërbimi fshehtë francez rrjetin e agjentëve shqiptarë të zbulimit, emrat e të cilëve i janë përcjellë edhe UDB-së”.
Por akti më antikombetare i këtij njeriu ndodhi kur ai erdhi ne pushtet duke sabotuar me qendrimin e tij, illese e rezistences dhe organizimin e UÇK-së per çlirimin e Kosovs nga regjimi serb.
Ne kete liber te studiuesve angleze, autoret theksojne se ( faqe 156, 157 ) “hapat e parë në këtë drejtim u hodhën që në vitin 1991-1992 kur një grup prej 54 djelmoshash kosovarësh filluan përgatitjen ushtarake në akademinë ushtarake të Tiranës, por qeveria e tij i mbylli këto kampe përgatitjeje dhe arrestoj një pjesë të personelit më të rëndësishëm kosovar”. Qeveria e Berishës arriti deri atje sa arrestoj dhe burgosi Adem Jasharin së bashku me zëdhënësin e tij politik Hashim Thaçi.
Pikërisht po në këtë kohë qeveria e Berishës theu embargon e naftës të vendosur nga OKB-ja gjate luftes shperberese ne Jugosllavi. Ai ngriti posaçërisht edhe shoqërinë “Shqiponja” pranë PD-së, të cilën e administronte Tritan Shehu. Më pas ishte po Sali Berisha ai që i bëri thirrje delegacionit kosovar gjate bisedimeve e Rambujesë, per të mos e firmosur marrëveshjen e paqes që çoi në çlirimin e Kosovës, nje akt ky qe ndihmonte vetem rregjimin e Milloshevicit.
Një fakt tjetër që deshmon veprimtarinë agjenturore te tij lidhet me dokumentacionin arkivor pranë SHIK-UT. Ai urdhëroi kreun e ketij organi represive Bashkim Gazidede që ta asgjesonte kete arkive. Por jo gjithçka është asgjesuar, pasi persona fizike qe kane drejtuar organet e kundëzbulimit para viteve 90 dhe me pas ende disponojne fakte personale serioze dhe kujtime autentike.
Me kete rast do te nenvizoje se nje pjese e këtyre personave kane dijeni te sakta per veprimtarine agjenturore te Sali Berishes si spiun i UDB-së etj.
Ja ç’thote në shënimet dhe raportet e tija ish oficeri i kunder zbulimit shqiptar Ali Anadolli.
Shikoje mirë këtë fotografi Sali Berisha. Të kujtohet ? Eshte viti 1967. Ky është oficeri 38-vjeçar Ali Anadolli që kryente detyrën patriotike në frontin e mbrotjes së atdheut nga veprimtaria armiqësore e terroriste e zbulimeve të huaja. Ne takime te posaçme me ju ai të kërkoi që ta ndihmoje dhe bashkepunoje për mbrojtjen e interesave te atdheut. Ti pranove dhe firmose pa hezitim të viheshe në shërbim të mbrojtjes se atdheut por nuk dihet motivi dhe aryet e sakta pse u rreshtove si bashkepunetore tani une dicka mar me mend per arsyen, por saktesisht ato i di vetem ti”./ TEMA
Komente
